Plator Nesturi

Politikë

U shkarkua nga detyra e prefektit të Qarkut Vlorë, Nesturi: Faleminderit bashkëpunëtorëve dhe kryeministrit

9 Tetor, 19:48| Përditesimi: 9 Tetor, 19:50

  • Share

Plator Nesturi ka bërë një reagimin në rrjetet sociale pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, për lirimin e tij nga detyra si prefekt i Qarkut Vlorë.

Në reagimin e tij, Nesturi falenderon bashkëpunëtorët e tij që e shoqëruan gjatë kohës që ushtronte funksionin e prefektit, si dhe kryeministrin Edi Rama për besimin.

“Dua të shpreh  falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e mi të cilët i pata krahë dhe më ndihmuan në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut të Vlorës.

Falënderoj Kryeministrin, zotin Edi Rama, për mundësinë që më dha duke më emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës dhe për të kontribuuar për komunitetin të cilit i përkas në zhvillimin dinamik të gjithë  zonës sonë.

Çmoj dhe vlerësoj kryetarët e të shtatë bashkive te qarkut Vlorë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm në këto muaj.  U jam falënderues  të gjithë qytetarëve nga Vlora,  Himara,  Selenica, Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, për mesazhet e tyre vlerësuese në këto ditë duke më bërë të jem i dedikuar më shumë për të kontribuar për ta në çdo pozicion e etapë të jetës time.

Të gjithë së bashku kemi bërë të mundur që gjatë kësaj periudhe të bashkëpunojmë dhe të përballojmë sfidat që na ka sjellë koha, për të shtuar gurë të tjerë në favor të së ardhmes të vendit dhe të familjeve tona.

RESPEKT E MIRËNJOHJE për të gjithë ju.

Plator Nesturi”,- thuhet në reagim.

Nesturi u zëvendësua në detyrën e prefektit të Qarkut Vlorë nga Evis Allushi, më herët kandidate për deputete e Partisë Socialiste.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?