Kuvendi i Berishës e shkarkoi, Basha s’njeh asnjë vendim: Më 18 dhjetor lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit! Sot në 15:00 mblidhet Këshilli, shkarkojmë Palokën

11 Dhjetor 2021, 16:05| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 08:54

  • Share

TIRANË- Lulzim Basha nuk njeh asnjë vendim të marrë ditën e sotme në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha! Këshilli Kombëtar, Kryesia e Partisë dhe Kryetari, pra vetë ai, do të vijojnë të jenë në krye të detyrë, pa asnjë ndryshim, është kujdesur të theksojë Basha, duke thënë se ajo që u prodhua nga 11 dhjetori, është përpjekja e fundit e Sali Berishës në luftën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë shpallur ‘Non Grata’. Retorika e tij, pas mbledhjes së vonë të Kryesisë, ishte më e ashpër se kurrë më parë përkundrejt Berishës, të cilin e quajti “mbeturinë e komunizmit dhe korrupsionit”, që do i vijë fundi në 18 dhjetor.  

"Siguroj sot si Kryesi të gjithë demokratët se institucione, nga Këshilli, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në përmbushje të përgjegjësive statutore në shërbim të demokratëve, Demokratët do të mblidhen në 18 dhjetor ku do të marrin vendime  të rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe jo për hallin personal të Berishës, në 18 dhjetor PD do të lë pas pjesët e hidhura të së shkuarës bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat”, tha Basha.

Për ata që kanë keqpërdorur simbolet, Basha paralajmëroi dhe kallëzim penal.

“Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Shkarkimit të tij nga Kuvendi i Sali Berishës, Lulzim Basha i përgjigjet po me shkarkim! Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur nesër Këshillin Kombëtar ku do të kërkojë shkarkimin e kryetarit të saj, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë që nuk mbështesin 18 dhjetorit, por dolën hapur krah Sali Berishës të shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Për të bërë të mundur thirrjen ditën e nesërme të Këshillit, Basha ka vendosur edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllici, Ervin Minarolli, Ledina Mandia dhe Ivi Kaso, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku e cila ka ndjekur hap pas hapi të gjitha zhvillimet në selinë blu, ka bërë me dije se gjithashtu në mbledhje është propozuar edhe një rezolutë e posaçme për situatën e PD-së, me demokratët që janë më të ndarë se kurrë me 2 Kuvende të thirrura, megjithatë nuk ka shumë detaje mbi pikat që do të përmbajë kjo rezolutë.

"Në përgjigje të falsifikimit të simboleve të PD, shpërdorimit të funksioneve dhe të përgjigjes së urdhrave nga PD zyrtare, Kryesia e PD ka vendosur thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit , nesër orën 15:00 me këtë rend dite: Diskutimi dhe miratimi i një rezolute të krijuar nga veprimtaria statutore; Miratimin për shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve për shkelje të statutit; shkarkimin nga detyra të disa degëve”, tha Basha.

Nga ana tjetër, pasoja ka pasur edhe për 11 kryetarët degësh të cilët nuk u angazhuan për 18 dhjetorin. Bëhet fjalë për degën Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku dhe u paralajmërua edhe një ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Këto vendime vijnë si një përgjigje për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ku nga 4491 delegatë që votuan, 4446 ishin pro shkarkimit të tij, kundër 36 e ndërsa 9 vota të tjera u shpallën të pavlefshme. Gjithashtu, në këtë Kuvend u ndryshua statuti i PD-së, si edhe u miratua edhe ngritja e një Komisioni të quajtur ‘Komisioni i Rithemelimit të PD’ me 29 anëtarë në përbërje që do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri, megjithatë këto vendime Basha tha sot se nuk do i njohë.

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar, në selinë ka nisur një luftë mes njëri-tjetrit, duke bërë një parti e cila është më e ndarë se kurrë në historinë 31-vjeçare të themelimit të saj. Ironike në të gjithë këtë histori, është se përçarja arriti kulmin në ditën e themelimit të saj, në 11 dhjetor.

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha

  1. Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
  2. Belind Këllici
  3. Ivi Kaso
  4. Albana Vokshi
  5. Aldo Bumci
  6. Gent Strazimiri
  7. Gert Bogdani
  8. Oerd Bylykbashi
  9. Flamur Noka
  10. Ervin Minarolli
  11. Ledina Mandia
  12. Tomorr Alizoti

Ora 23:05
Kryesia thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha: Vendim nul e qesharak i deputetit Basha

Pasi Lulzim Basha njoftoi se nesër do të thërrasë Këshillin Kombëtar, aka ardhur reagimi i Sali Berishës. Ai e quan vendim nul dhe qesharak.

“Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente  si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit”, shkruan Berisha.

Ora 21:55
Basha nuk njeh asnjë vendim të Kuvendit të PD: Nesër shkarkojmë 11 anëtarët e kryesisë që mbështetën Berishën dhe 11 kryetarë dege!

Lulzim Basha flet pas mbledhjes së Kryesisë së PD. Për ata që kanë keqpërdorur simbolet, Basha paralajmëroi dhe kallëzim penal. 

Sot duhej të ishte një ditë feste për Partinë Demokratike, por siç e thash në mëngjes, kjo ditëlindje është një ditëlindje e thyer.

Ndaj, sot nuk është një ditë e mirë as për Partinë Demokratike, as për demokracinë shqiptare. 31 vite pas themelimit të Partisë Demokratike, ne u bëmë dëshmitarë të një manifestimi personal të Sali Berishës, kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ne i bëjmë të ditur çdo demokrateje dhe çdo demokrati që sot është shqetësuar nga kjo shfaqje e shëmtuar, anti-Amerikane e Sali Berishës se kjo ishte përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marrë peng Partinë Demokratike dhe për ta kthyer atë në një bunker të interesave të tij personale.

Asnjë deklarim i dalë nga ky tubim nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe institucionet e zgjedhura të PD. 

Në përgjigje të falsifikimeve, shpërdorimit të funksioneve, simboleve, dhe në kundërshtim me urdhrat dhe vendimet zyrtare të organeve të Partisë, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur:

Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor ora 15:00, pra ora 3 pasdite me këtë rend dite:

1.Diskutimi dhe miratimi i një Rezolute lidhur me situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga veprimtaria antistatutore që dëmton rëndë interesat politike dhe elektorale të PD.

2. Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe disa anëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor.

Kryesia vendosi gjithashtu shkarkimin nga detyra të disa kryetarëve të degëve.

Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe penale të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike. Nesër, me atributet e mia si kryetar i Partisë Demokratike do t’i njoftoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe vendimet e mia sa i takon disa funksioneve të tjera të shpërdoruara në këtë proces që kanë të bëjnë me drejtimit politik të Partisë dhe drejtimin parlamentar të Partisë.

Siguroj sot, sigurojmë gjithë së bashku si Kryesi të gjithë demokratët se institucionet e Partisë Demokratike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive statutore dhe në shërbim demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do të diskutojnë dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike, demokratët shqiptarë do të lënë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe çdo shqiptar.

Ora 21:27
Mbledhja e Kryesisë së PD, nesër Këshillit Kombëtar do i propozohet shkarkimi i Palokës dhe i anëtarëve të Kryesisë që mbështetën Berishën

1591096256_basha.jpg

Nesër Këshillit Kombëtar do i propozohet shkarkimi i Edi Palokës dhe i anëtarëve të Kryesisë

Ora 20:50
Basha thirri Këshillin Kombëtar, reagon Paloka: Nuk ke asnjë tagër! Demokratët vendosën sot për rithemelimin e PD, ftoj edhe të tjerët të na bashkohen

Kryetari i Këshillit kombëtar të PD Edi Paloka, ka reaguar pas thirrjes për mbledhje nga kryedemokrati Lulzim Basha, duke thënë se nga sot nuk ka asnjë tagër të tillë.

Ai i ka bërë thirrje pjesës tjetër të anëtarëve, t'i bashkohen PD së rithemeluar me vullnetin e shumicës përfaqësuese të demokrateve e të mos bëhen pjesë e lojës së atyre që për karrige janë gati të shkelmojnë interesat e demokratëve.

"Sot Kuvendi i PD , per here te pare u mblodh me kerkese te delegateve te tij dhe mori vendime historike , te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD.

Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve , per me teper , nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar .

Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te perfaqesojne vullnetin dhe interesat e demokrateve , vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD", tha Paloka. 

 

Ora 20:42
Kuvendi i Berishës, Salianji nga mbledhja e Kryesisë: E papranueshme, u tentua krijimi i partisë anti-amerikane

1557748839_ervinsalianji10.jpg

Ervin Salianji ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i Sali Berishës është anti Amerikan.

“E papranueshme që drejtues të lartë dhe deputetë të PD janë në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet të lëmë marrëzinë të marre dhënë. Sot u tentua krijimi i një partie që kërkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar. Ne jemi në anën e duhur të historisë, jemi në anën e drejtë duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokrateve, asnjë parti nuk fiton dot pa partneritetin me Shba, nuk duhet keqpërdorur dëshpërimi i drejtë që dha situata pas 25 Prillit,”- mësohet të ketë thënë Salianji. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • idajet: 12/12/2021 08:08

    Ne keto rrethana besoj fort qe Luli paska borxhe te pashlyeshme dhe luhet lek i madh koncesionesh qe ky me kunatin e tij pazarxhi kan kap nga qeveria dhe qe smundet ti leshojne. Gjithashtu besoj se shantazhohet me burg per hesape te tjera. Nje njeri normal me dy mend ne koke ne menyre shume normale e demokratike do kishte dhene doreheqjen dhe sdo arrinte ne kete derexhe ku ka humbur gjithcka dhe eshte tallur si legen e shporrur si qen nga nje kuvend spektakel, demokratik, ligjor dhe super transparent. Particka e tij ne dukje proamerikane por ne thelb e kapur keq ka perenduar, e zvogeluar ne disa kokrra te lodhura, pa ndjekes, (mjafton te shikosh foton e fundit te tyre per ta kuptuar)

    Përgjigju
  • Kurthi: 12/12/2021 04:34

    Saliu dhe basha po bejne sikur zihen...ata kane rene DAKORT me kohe qe basha do I LIROI vendin saliut....kurse rama kujton se ata po zihen me te vertete....

    Përgjigju
  • Loku: 12/12/2021 02:32

    SALI MOS E FAL LUL BASHEN,,SE QYSH NE FILLIM TA KA PASUR ME HILE E ME TE FUTME.....TE KA QI..E ARGITEN..VAJZEN TENDE NE KOSOVE E PASTAJ NE SHQIPERI....FUTI PLUMBIN DIBRANIT...MOS E FAL SE TE KA MARRE NDERIN E FAMILJES...

    Përgjigju
  • doni: 11/12/2021 22:44

    sa gjynaf luli. per te ardhur keq. u perdor nga te gjithe e sot ka perfunduar se leter higjenike. ne pak dite do shohim fundin w tij

    Përgjigju
  • Grupi: 11/12/2021 22:06

    Paguajne miliona shqiptaret per te mbajtur nje SPAK qe duket sikur drejtohet nga Adriatik Llalla. Nese nuk kane guxim te ngrene akuze per kriminelin Sali Berisha te shkarkohen dhe te shkojne ne shtepi dhe jo te kerkojne mandat te perjetshem. Ky vemd do burra dhe patriote dhe jo prokurore e gjyqtare alla Ben Kraja qe banon ne pallatin e ndertuar nga Tan Lepuri. SPAKU ESHTE PROBLEMI I SHQIPTAREVE DHR JO SALIU.

    Përgjigju
  • Beni: 11/12/2021 21:47

    O Basha si ja ke nisur a Po na e shkarkon edhe Administratorin e pallatit tone ketu tek Komuna Parisit se ka 5 dite qe nuk na e rregullon pompen

    Përgjigju
    • I madh fare: 12/12/2021 08:26

      Ahhahahahahhahaha ahahhahahahahahhaha lot lot brinjet vendit.

  • Sonila: 11/12/2021 19:20

    E cuditshme I DOLI FJALA ATIJ HOTIT..MALOKU ZBRET NGA KALI VETEM ME PLUMB...

    Përgjigju
  • Tosi: 11/12/2021 18:52

    Nuk ka me keq kur spiunet marrin ne dore partite. E nisin si perkthyes dhe perfundojne ne autokrate. Nje luge corbe qe e vjellin gjithe jeten. Por e pesojme ne,njerzit. Ashtu si paraardhesit tane nen Hoxhen, apo tani me Ramen dhe kete silueten e re,Bashen. Turp tu vije.

    Përgjigju
  • Likja: 11/12/2021 16:52

    Nuk ka lidhje shkarkimi Bashes me fraksjonin e partise se re demokratike sala duhet te shkoje ne gjykate per ta miratuar partine e re demokratike.

    Përgjigju
    • anisa: 11/12/2021 22:36

      transparent si drita, me figure dhe mee ID kongresi shkarkoi m8nistrin basaha. sa sdo doja te isha ne vendin e tij e urrejne gjithe demokaratet, gjithe shqiptaret se ka shitur kauzen.

    • Andi: 11/12/2021 20:52

      Këtë se kuptoj si nuk e thotë njeri. Gjithë kjo gjëja sot, nuk ka kurrfarë vlefshmërie në gjykatë, përderisa gjykata duhet të bazohet vetëm tek statuti i miratuar po në gjykatë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?