Këshilli i Lartë i Gjyqësorit

Vendimi i parë i KLGJ, kërkesë Euralius-it për Inspektoriatin e ish KLD-së

21 Dhjetor 2018, 14:10| Përditesimi: 21 Dhjetor 2018, 20:05

  • Share

Tema kryesore e mbledhjes së parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka qenë pikërisht se cili institucion do të vlerësojë gjyqtarët për anën profesionale nën kuadër të Vettingut. Deri më tani këtë funksion e ka kryer Inspektoriati i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), e cila është shkrirë tanimë prej 72 orësh me krijimin e KLGJ-së, dhe për të ardhmen e këtij Inspektoriati KLGJ i ka kërkuar mendim misionit Euralius.Pra thënë më thjeshtë, Inspektoriati i ish-KLD-së ka mbetur në udhëkryq. 

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku ka qenë e pranishme kryetarja Naureda Llagami dhe 11 anëtarët, Report Tv ka mësuar se është transferuar përkohësisht ngja Gjykata e Shkodrës për në Pukë gjyqtari Besim Broka. Ndërsa zëvëndësimi i kryetarit të shkarkuar të Gjykatës së Pukës, Izet Kadana, kryetarit të Gjykatës së Beratit,  Agron Vavla, dhe kryetarit të Gjykatës së Korcës, Admir Belishta, është zgjidhur përkohësisht duke ia kaluar kompetencat zëvendës kryetarëve, të cilët janë ende në proces zgjedhjeje. 

Njoftimi i KLGJ

Por si u shkarkuan tre kryetarët e gjykatave?

Tre kryetarët e gjykatave të sipërpërmendura janë djegur nga mosjustifikimi i pasurisë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe integriteti moral i papërshtatshëm për të ushtruar detyrën e gjyqtarit. Agron Vavla u shkarkua pasi nga hetimi i KPK-së, pasi u gjetën probleme në lidhje me cmimin e blerjes së një apartamenti në rrugën Pjetër Budi Tiranë; në një deklaratë ai kishte shënuar se kish paguar 380 euro për m2 ku në të vërtetë cmimi sipas KPK-së rezultonte 110 mijë lekë. Po ashtu hetimi zbuloi si problematik edhe për një hua, të cilën Vavla pretendonte se e kish marrë nga një i afërm i bashkëshortes me vlerën e 30 mijë eurove.

Ndërsa Admir Belishta rezultoi se kishte probleme me deklarimin e pasurisë me një raport negativ të përcjellë nga ILDKPI si dhe në një raport negativ të përcjellë nga DSIK, e ishin pikërisht këto arsye q sollën dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Sa i takon Izet Kadanës, ai u shkarkua një ditë më parë për shkak se 19 sms-të që i kish dërguar një qytetareje u vlerësuan nga ONM-ja si të papërshtatshme dhe me përmbajtje kërcënuese.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?