Fituesja e çmimit Nobel, Maria Corina Machado

Bota

U shpall fituese e çmimit Nobel për Paqen, reagon Maria Corina Machado: Ia dedikoj popullit të Venezuelës dhe presidentit Trump

10 Tetor, 17:12| Përditesimi: 10 Tetor, 17:17

  • Share

Pasi u shpall fituese e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025, Maria Corina Machado ka reaguar në postim në ‘X’.

Maria Corina Machado shkruan se me çmimin Nobel, u njoh lufta e venezulianëve për liri. Ndërsa më tej citon edhe presidentin Trump, teksa shkruan se mbështeten tek ai, populli i SHBA-së dhe kombet demokratike të botës.

Teksa në fund, politikania shkruan se çmimin Nobel ia dedikon popullit të vuajtur të Venezuelës dhe presidentit Trump.

“Kjo njohje e luftës së të gjithë venezuelianëve është një shtysë për të përfunduar detyrën tonë: të luftojmë për Lirinë. Ne jemi në prag të fitores dhe sot, më shumë se kurrë, mbështetemi te Presidenti Trump, populli i Shteteve të Bashkuara, popujt e Amerikës Latine dhe kombet demokratike të botës si aleatët tanë kryesorë për të arritur Lirinë dhe demokracinë. Ia dedikoj këtë çmim popullit të vuajtur të Venezuelës dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tij vendimtare ndaj kauzës sonë”, shkruan Maria Corina Machado.


Lajmi kryesor:

Liderja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado fiton çmimin Nobel për Paqen 2025


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?