Luiza Gega, kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa, ka mbërritur sot në atdhe ku është pritur me një ceremoni në Rinas. Atletja kuqezi, u rikthye këtë të hënë në atdhe ku u prit në Rinas nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli. Një punë e palodhur dhe plot sakrifica e konsideroi atletja shqiptare Gega, arritjet e saj duke thënë se nuk do të ndalet dhe se ndihet krenare për ngjyrat e flamurit që përfaqëson. E veshur me medalje ari, Luiza Gega tha se arriti t’i tregonte Europës që edhe shqiptarët mund tja dalin.
‘Feleminderit për këtë pritje të ngrohtë. Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Zgjodha të përfaqësoj ngjyrat e flamurit tim, sa më denjësisht dhe jam shumë krenare. Më në fund i tregova edhe Europës që edhe në mund tja dalim. Nëse punon fort dhe nëse e do këtë vend mund t’ja dalësh. Gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit për sportin. Më kanë dhënë një shtysë më të madhe për të gjithë mbështetjen. Kam bërë të gjitha këto që të vijë kjo medalje. Jam shumë e lumtur që ja dola. Dhe të rinjtë shqiptar mund t’ja dalin dhe kushdo që e do të këtë vend. Vetëm nuk do t’ja kisha dalë nëse nuk do të kisha edhe mbështetjen e trajnerit.’u shpreh Luiza Gega.
Ministrja e Sportit Evis Kushi, u shpreh se Luiza Gega eshte modeli që duhet të ndjekë çdo i ri sot.
‘Të jesh kampione e Europës nuk mjafton vetëm talenti, por duhet shumë punë dhe mund. Luiza me shumë sakrifica ja ka dalë. Prandaj sot jemi këtu, për modelin që ajo përfaqëson’- u shpreh ministrja e Sportit Evis Kushi.
Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih. Një arritje e jashtëzakonshme e Gegës, e cila për më tepër vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda. Në fund nuk kishin si të mungonin as lotët e kampiones!
Kur iku nuk e percollet, meqe erdhi me fitoren doli dhe mundesia per reklamen e rastit. Sa te pafytyre qe jeni
PërgjigjuSugjerim: mblidhni edhe rojat e plazhit dhe qytetaret qe kane shpetuar pushues ne bregdet, sepse e meritojne po aq sa sportistet, se sportisti ben sakrifica, ndersa keta rrezikojne jeten. Urime, Luiza, shume krenare na bere.
Përgjigjueshte shume e lehte te hipesh ne karrocen e fituesit...... te isha une e coja ne djall ministren edhe ca me lart ...
PërgjigjuBravo Luiza. Te shoh nga liqeni qe ben vrap e stervitesh se nuk I bie ne mendje askujt me te kriju kushtet. Nje pyetje per ministreshen & co: cfare buxheti keni akorduar per sportin? Cila eshte strategjia juaj qe sporti shqiptar te ngrihet ne nivel tjeter
Përgjigju300,000 euro sa nje apartament ne Tirana center.
300.000,00 € i akorduam