Luiza Gega kampione Europe, medalje e artë historike për Shqipërinë! Vendos edhe rekord europian, 2022 vit i paharrueshëm

20 Gusht 2022, 22:38| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 15:32

  • Share

GJERMANI- Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih.

Një arritje e jashtëzakonshme e Gegës, e cila për më tepër vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda. Në fund nuk kishin si të mungonin as lotët e kampiones (pamje).

Për shpalljen e Gegës kampione Europe reaguan shumë figura politike, me kryeministrin Rama i cili shkroi se ‘ky ishte kulmi’, duke iu referuar arritjeve të njëpasnjëshme të sportistes. Rama evidentoi edhe faktin që ‘akush më herët nuk kishte ngjitur majën e Europës në atletikë me flamurin shqiptar’.

Ish-presidenti Meta, atkualisht kryetar i Partisë së Lirisë, tha se ‘ky është një nder i madh për ngjyrat kuqezi’, ndërsa Basha u shpreh se ‘me këtë arritje Gega u mbushi zemrat shqiptarëve’.

Për Luiza Gegën ky ishte veçse sukses i fundit, pasi gati 1 muaj më parë u rendit e pesta në botë, një tjetër rezultat i pamenduar ndonjëherë në atletikën shqiptare. Për më tepër në fillim të korrikut Gega fitoi medaljen e artë në Lojrat Mesdhetare të zhvilluara në Algjeri.

Ora 23:08
Luiza Gega kampione Europë, Rama: Ky është kulmi! Bravo! Meta: Emocion i jashtëzakonshëm! Basha: Krenarë

1661029843_luizaaa.jpg

Kryeministri Edi Rama ka uruar Luiza Gegën, sportisten e cila ua shpall kampione në Kampionatin në Gjermani në garën 3000 m me pengesa.

“Kyyy ëëësht kuuuulmiiiii.

Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone

E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s'ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës”, shkruan Rama.

Urime ka pasur edhe nga ish presidenti, kryetari i Parisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish kryedemokrati Lulzim Basha.

“Urimet më të mira kampiones tonë, Luiza Gega e cila nderoi flamurin kuqezi me fitoren e Medaljes së Artë në Kampionatin Europian të Atletikës. Një emocion i jashtëzakonshëm dhe padyshim krenari për suksesin e merituar të atletes Luiza Gega”, shkruan Meta.

“Urime kampiones së Europës Luiza Gegës, atletes më të shpejtë në Europë, kampiones që theu rekordin e garës 3000 m dhe që mbush me krenari zemrat tona”, shkruan Basha.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 21/08/2022 15:58

    Urime Luiza Gega, urime moj Shqipèria ime.!!! Ky komb nuk vdes kurrè, edhe pse bojaxhinjtè e paaftè, i ka pèr kryeministèr dhe hajdutèt ordinerè, ish presidentè.!!!

    Përgjigju
  • LORA: 21/08/2022 10:19

    URIME Luiza Gega. Mirenjohje qe i jep emer te bukur Shqiperise sone.

    Përgjigju
  • Anisa: 20/08/2022 23:58

    JA QE SHQIPTARET NUK JAN TE GJITH GRUPE KRIMINALE NJE NDER I MADH PER KOMBIN TON URIME DHE VETEM URIME SA ME SHUM FITIME.

    Përgjigju
    • ARTEMISI: 21/08/2022 01:18

      SIGURISHT QE SHQIPTARET NUK JAN TE GJITH GRUPE KRIMINALE, POR DUHEN KUSHTET SPORTIVE PER NJE ATLET NE MENYRE QE TE STERVITET MIRE, DHE DO KEMI ME SHUME ATLET DMTH GRUPE ATLETESH SEPSE SHQIPERIA KA SHUME TALENT DERISA U’A JAPIM FQINJEVE APO TE SHTETET E TJERA. KJO ESHTE DETYRA E SHTETIT E POLITIKANEVE, PRA DUHET TE NDIHMOJ ME VEPRA, DHE JO ME STATUSE NE FB,TWITTER… BRAVO URIME KRENARI ETJ.

  • Askushi: 20/08/2022 22:44

    Po shyqyrë që u kujtuat më në fund ta publikoni. Kemi në kampione që ishte pretendentja kryesore për 3000m. As edhe një lajm , asnjë kronik, as edhe një gjë në midiat sociale… Çfarë populli që jemi! Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?