Kronikë

U shuan në aksidentin tragjik në Vlorë, të afërmit ndërtojnë përkujtimore për familjen Gushi! Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse

6 Gusht 2021, 17:47| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 18:08

  • Share

Një përkujtimore me mesazhe sensibilizuese është ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Familjarë dhe të afërm të familjes Gushi siç shihet nga videot e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, kanë vendosur pranë përkujtimores lule, foto të viktimave, dy arusha, për dy vajzat që u shuan në moshë shumë të vogël dhe mesazhe rrënqethëse.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën tragjikisht Eva Gushi, 9 vjeçe, Anastasia Gushi, 14 vjeçe, Eduart Gushi, 44 vjeç, dhe Silvana Gushi, 33 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti edhe drejtuesi i "Audit", Igli Madani.

Familja Gushi sapo ishte kthyer nga Greqia dhe po udhëtonte në jug për pushime. Automjeti i tyre tip “Toyota” u godit nga makina e të riut Igli Madani. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të mjetit “Toyota”, prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë mbetur të bllokuara, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë nga aty.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?