Astrit Veliaj, Lulzim Basha

U skualifikua pas zgjedhjeve në PD, ish-deputeti: Të votonin edhe simpatizantët, partiakët nuk përfaqësojnë shoqërinë

14 Tetor 2020, 11:39| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 12:37

  • Share

Ish-deputeti i PD-së, i cili u s'kualifikua nga listat e partisë pas procesit të votimit të kandiatëve në Berat, Astrit Veliaj ka thënë se duheshin lejuar që të votonin edhe simpatizantët e partisë.

Sipas tij, partiakët nuk janë kampion përfaqësues i shoqërisë, prandaj në Amerikë nuk votojnë vetëm anëtarët, por edhe simpatizantët. Sipas tij ngritja e mureve thellon izolimin, pengon përshtatjen dhe ndryshimin.

"Në gjurmë të demokracisë së vërtetë

Komisionet, kryesitë dhe konventat partiake, edhe kur nisen me dëshirën më të mirë, kanë kufizimet e tyre dhe nuk mund ta zëvendësojnë votën popullore. Partiakët nuk janë kampion përfaqësues i shoqërisë. Për këtë arsye në primaret amerikane nuk votojnë vetëm antarët, por edhe simpatizantët, të pavarurit dhe qytetarët e interesuar. Partitë eleminojnë gardhet për të lejuar shoqërinë të bëhet pjesë e vendimmarrjes së tyre. Ngritja e mureve thellon izolimin, pengon përshtatjen dhe ndryshimin.

Në vitin 2010, Joseph DioGuardi, ish-kongresmen i Neë York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve (1985-1989), kandidonte për të marrë nominimin si kandidat i Partisë Republikane, për një vend në Senatin Amerikan. Në konventën partiake të Neë York-ut, ai nuk mori mbështetjen e duhur dhe u la jashtë gare. Veçse partitë demokratike, që e dinë se konventat kanë kufizimet e tyre, u lënë mundësinë kandidatëve të skualifikuar, që nëse marrin një përqindje mbështetje nga qytetarët, të mund të rifuten në garë. Kështu ndodhi dhe me DioGuardin. Ai u rifut në primare me mbeshtetjen e njerezve dhe i mundi të dy konkurentët, që ishin klasifikuar si të parët nga konventa partiake.

Mënyra se si gjykojnë antarët e partive ndryshon nga mënyra se si gjykojnë njerëzit e thjeshtë. Ajo që qytetarëve u duket forcë ndryshimi, partiakeve u duket rrezik për ruajtjen e status-quo-së dhe pushtetit. Këtu nevojitet reflektim. Nuk është e lehtë të jesh demokrat - ky proces kalon nga evolucioni kulturor, për të pranuar votën masive si zgjidhje më e mirë se preferenca individuale apo klanore e një grupi të ngushtë interesash. Demokracia është procesi ku qytetarët zgjedhin pa ndërmjetësim përfaqësuesin më të dëshiruar. Çdo proces, që ndërhyn midis zgjedhësit dhe të zgjedhurit tjetërson vullnetin e shoqërisë", shkruan Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Monka: 14/10/2020 14:34

    Mezi pres te kalojne ne siten e drejtesise se re Sali Rame Sheqere Berisha,Ilir Meta,Monika Kryemadhi,Lulzim Basha,Aurela Isufi,Erjon Isufi,Xhaferr Isufi & Co.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?