Delina Ibrahimaj, emri i së cilës u përfol se është larguar nga detyra si ministre e Ekonomisë dhe Financave, thotë se nuk është shkarkuar nga detyra. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së asamblesë kombëtare të PS-së, Ibrahimaj tha se janë thashetheme vere.
‘Jo nuk jam shkarkuar. Është koha e thashethemeve të verës.’- tha Ibrahimaj.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh ‘Jo, jo’.
Lajmi kryesor:
Asambleja/ Shkarkohet Sekretariati i PS, ikën Gjiknuri, komandohet Klosi! Emrat e rinj zgjidhen në shtator! Çuçi, kreu i ri i grupit! Rama: Me qeverinë merrem ditët në vijim
M.Q.//ReportTv.al