TIRANË- Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste i mjaftoi vetëm një orë mbledhje për të vendosur shkarkimin e të gjithë Sekretariatit Ekzekutiv të partisë, ndërkohë që emri zëvendësues u njoftua vetëm për Sekretarin e ri të Përgjithshëm, dhe emrat e tjerë zëvendësohen në shtator.
Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri 2 i PS-së, pasi është zëvendësuar me Blendi Klosin, i cili është komanduar përkohësisht si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së. Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama vjen pas përmendjes së ish ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët. Këtë lëvizje Gjiknuri e komentoi shkurt, duke thënë se 'më mirë do të bëhet'.
Në grupin parlamentar socialist është konfirmuar një rrokadë. Vendin e lënë bosh nga Taulant Balla tashmë ministër i Brendshëm do ta zërë pikërisht ish ministri Bledi Çuçi, i larguar vetëm pak javë më parë.
Vetë Kryeministri nuk e pati një komenti për mediat. Para anëtarëve të organit të dytë më të rëndësishëm vendimmarrës në parti, burime bëjnë me dije se Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Taulant Balla dhe Elisa Spiropali.
Ndryshime të mundshme në Qeveri nuk u cekën nga Kryeministri në Asamblesë. Burime bëjnë me dije se Rama ka thënë vetëm e “Me qeverinë do merrem nesër ose pasnesër”, duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë me ministrat në Tepelenë më 28 dhe 29 korrik.
Më herët mediat folën për një largim të ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj por vetë ministrja edhe Kryeministri Rama e mohuan. Nëse do të ketë apo jo ndryshime në kabinet kjo do të mësohet në ditët në vijim ndërkohë që shtator pritet të jetë i ngjeshur me punë për socialistët. Në fillim të vjeshtës Asambleja vendosi thirrjen e Kongresit socialist.
Sekretariati i PS i shkarkuar
1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
*Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetari Ermal Qori
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së u ka dhënë disa mesazhe të qarta ministrave, deputetëve apo edhe kryetarëve të bashkisë.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, mësohet të ketë thënë Rama.
Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.
Ndryshime të mundshme në Qeveri nuk u cekën nga Kryeministri në Asamble. Burime bëjnë me dije se Rama ka thënë vetëm e “Me qeverinë do merrem nesër ose pasnesër”, duke iu referuar mbledhjes që do të zhvillojë me ministrat në Tepelenë më 28 dhe 29 korrik.
Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste. Report Tv mëson se struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvëndësuar dhe postin e tij si sekretar i përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.
Sekretariati i PS i shkarkuar
1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
Kryeministri Edi Rama është larguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.Teksa po largohej, Rama po fliste në celular ndërsa zgjodhi që të mos flasë për gazetarët. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, të cilit i dha dhe dorën para se të largohej me makinë.
Bledi Çuçi është zgjedhur kreu i grupit të Partisë Socialiste. Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Çuçi tha për mediat se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.
Sot Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, i cili ka zënë vendin e Damian Gjiknurit. Ky i fundit nuk pranoji që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet.
‘Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!’- tha Gjiknuri.
Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama vjen pas përmendjes së ish ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët.
Damian Gjiknuri u emërua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS në shtator 2021, kur kryesocialisti Edi Rama vendosi të ndajë postin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së me atë të grupit parlamentar të PS-së, që më parë kanë qenë të bashkuara dhe i mbante Taulant Balla.
Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në sekretariatin e Partisë.
Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër, thanë burime për Report Tv.
Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosin, i cili më parë ka mbajtur pozicionin Sekretari Organizativ në parti. Vendin e tij më parë e ka mbajtur që nga shtatori 2021 Damian Gjiknuri. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot pasdite socialistët në Asamblenë Kombëtare për të njoftuar dy lëvizje të rëndësishme brenda PS-së.
Ndryshe nga socialistët e tjerë të cilët para se të hynin shfrytëzuan momentet për tu përqafuar dhe përshëndetur njëri tjetrin me buzëqeshje, Rama ka hyrë i vetëm.
Duket që nuk e ka fshehur dot tensionin aq më tepër që pak para se të mblidhej Asambleja u njoftua se ishte shkarkuar ministrja e Financave, por ky lajm më pas u përgënjeshtrua nga vetë kryeministri dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Delina Ibrahimaj, emri i së cilës u përfol se është larguar nga detyra si ministre e Ekonomisë dhe Financave, thotë se nuk është shkarkuar nga detyra. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së asamblesë kombëtare të PS-së, Ibrahimaj tha se janë thashetheme vere.
‘Jo nuk jam shkarkuar. Është koha e thashethemeve të verës.’- tha Ibrahimaj.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh ‘Jo, jo’.
Pak para se kreu i PS-së Edi Rama të mbledhë Asamblenë Kombëtare mediat raportojnë se është larguar nga detyra ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Lum si ju per popullin qe keni...
PërgjigjuMesazh i qarte: deputete, ministra, kryebashkiake dhe zyrtare te mafies hibride enveristo-ramiste - detyra juaj eshte te kapni pushtet ne menyrat dhe mjetet me krimine te mundshme. Por, nese u del emri, tymi dhe letrat neper prokurori, puthuni me Milon! Pra tipike bashkepunimi mafioz.
PërgjigjuDashte Zoti te vije nje force e re politike qe e do ket vend!!! Keta duan vetem tendera e korrupsion pafund e s njohin ligj e as s do njohin!
PërgjigjuMe behet qejfi per Gjiknurin se cfare nuk beri me Vilma Bellon ne Vlore.
PërgjigjuKy gjiknut plera i mban gjith plerat e vlores me blinda e arm per dy votabajn peng nje qytet
O njish. Hiqja Lenès, e futja Prenès. Zèvèndès tè Çuçit, bèje Beqajn. Jo pèr gjè por kur tè vijè SPAK herèn tjetèr, bèn nji rrugè e 2 punè. Lum ti o njish, qè NUK DI GJÈ FARE se çfarè bèjnè kèta dyshat e tu.
PërgjigjuE kishte prishur dorën fare GUMA këtë vit.
PërgjigjuOre po kete Ramen kur do shkarkoje partia se vetem ky ka mbet Lideri suprem
PërgjigjuKy i heq kur kane mbushur xhepat. ER te merret me shume me administraten, ngeli jashte shtetit. Ministrat dhe kryebashkiaket jane bere agallare. Nuk i takon dot. Per cdo pune duan leke.
PërgjigjuGjiknuri qenka per burg. Hajde tjetriiiiii ha ha ha
PërgjigjuSufllaqexhinjte: - shefi cfare komenti do bejme ketu? Shefi duke u mbllaçit: - Presim lajme te mira Sufllaqexhinjte, ne aksion...lexoni me lart
PërgjigjuNuk jane shume, besoj se eshte nje person qe shkruan me disa emra te ndryshem nga menyra e te shkruarit teper amatorial.
Domethene ketu na qenka ndare ne dy grupe komentuesit: sufllaqixhinjte vs byrekaxhinjt.
Pse nuk e thone troc, perse po e largojne
Përgjigjuket zonje e ka mbeshtetur fort Ahmetaj qe te behej ministre financash.iku ahmetaj mori dhen i erdhi radha dhe zojes tani. kshu asht kur gjen njerzit e gabuar per tu ngjitur lart, shnet e te mira
PërgjigjuPo nuk ia vrane barkun o shoku. E hoqen nga ministre, nuk e futen ne burg. Do e rregullojne ne vend tjeter ne mos rregullohet vete, nuk iu dogj kariera.
Po ate kelliren belinden akoma se ka heq? Ne burg si qen perfundofte se ne mos sot neser do largohet. Qe mos e bofte piken e hajrit
PërgjigjuEpo mir ju be, se kjo pergatiti projekt ligjin për rritjen e taksave te shtepive, qe do prekte te gjithe shqiptaret. Shpresoj qe Rama të mos e vazhdoj më atë rrugë.
PërgjigjuHajde filloni suflaqexhinj, mos humbni koh...
Përgjigjue hoqi kete shemtiren....
PërgjigjuShpresojme te flitet per gjerat kryesore
PërgjigjuNje mbledhje e rendesishme ku presim lajme te mira
PërgjigjuKujdes se qellon e thartume sufllaqja tani ne behar o Ana.
Rrofte Ducja,Rrofte Mbreti,qe na prune sheqer nga deti.
PërgjigjuQofte zgare, fruta deti.
Rtofte e qofte baba dovleti!
Ku e lam e ku na mbeti
200 gram i merr mileti 200 ton deputeti
Vendim i duhur
PërgjigjuPresim lajme te mira
PërgjigjuPresim lajme te mira nga mbledhja e asamblese
PërgjigjuJemi te sigurt qe do te diskutohen ceshtje shume te rendesishme per vendin
PërgjigjuPo Lola u diskutuan gjëra të shumë Të rëndësishme që të marrtë m…i shalët ty
Urojme te dilni me lajme te mira nga keto takime
PërgjigjuEdi Rama është 1 në 33 vite.Ai di të punoi,Është vizionar,Në luftë me krimin,Di të pastroi PS nga hajdutët. ER po përgatit fitoren e 2025.
PërgjigjuUne mendoj qe ate te AKSHIT ta bej kryeministre se nuk permnahet per tendra, dhe ate baluken ministre per grumbullim qenesh, beqajn ta bej grumbullus valute se ja ka mar doren,
Rroftë Duçja.