Politikë

Përgënjeshtroi Berishën/ Gonzanto: I shokuar nga lajmi i rremë, jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë! Lobimi 6 mln dollarësh i PD? S'bëj komente, pres autoritetet kompetente

2 Maj, 11:13| Përditesimi: 2 Maj, 11:29

  • Share

Pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u pyet edhe për përgenjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE-ODIHR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.

Gonzato tha se ishte i shokuar nga lajmi dhe se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, dhe jo për të manipuluar gjëra. 

"Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Unë isha i shokuar për lajmin e rremë, reaguam specifikisht për të", tha Gonzato kur u pyet nga gazetarët. 

Ai tha se ndërmori hapin për të reaguar pasi lajmi ishte tërësisht i pavërtetë. Ambasadori u pyet edhe për lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA, duke thënë: "Nuk bëj komente, pres autoritetet kompetente". 

"BE të cilin unë përfaqëson këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëjë një hap të rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar te ODIHR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht e pavërtetë. Nëse njerëzit më njohin mua dhe BE e dinë se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjine e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është totalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre. Për këtë arsye ne po punojmë ngushtë me ta dhe presim që ata të nxjerrin raportin e tyre përfundimtar", tha Gonzato. 


Lajmi kryesor:

Përgënjeshtroi Berishën, Gonzato: I shokuar nga lajmi i rremë! BE mbështet procesin zgjedhor, nuk ndërhyjmë! Lobimi i PD? S'komentojmë, presim autoritetet kompetente


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?