Aktori Mirush Kabashi

Kronikë

U tha se kishte ndërruar jetë, reagon Mirush Kabashi: E mora me sportivitet, mesazhet që më sollën ishin të dhimbshme

7 Qershor 2021, 20:52| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 21:37

  • Share

Pas lajmeve që dolën në media se aktori i mirënjohur ka ndërruar jetë, Mirush Kabashi ka reaguar për herë të parë duke thënë se e mori me sportivitet.

Në një intervistë televizive Kabashi thotë se dy mesazhet që mori ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm vesh lajmin, por edhe më shumë kur u gëzuan që nuk kishte ndoshur.

Kabashi është shprehur se ky ka qenë një gabim i një televizioni i cili ka shkruar “artisti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit”, ndërkohë që po transmetohej ceremonia e homazhit të Pirro Manit. Ai shtoi se ky lajm më pas mori dhënë tek ne, në Kosovë dhe Maqedoni.

Ndërkaq, Kabashi ka edhe një kritikë për gazetarët, i cili tha se duhet ta rikonfirmojnë lajmin në disa drejtime përpar se ta japin në ekranet e televizionit. 

‘"Ishte keqkuptim i një titulli të një gazetari, pasqyroi më duket në televizion një ceremoni homazh për Pirro Manin, dhe poshtë saj vinte nën titulli, artisti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit. Dhe kjo u mor për mua. Nga disa artdashës dhe fanse të miat u mor sikur Mirushi ka dhënë amanetin e tij të fundit. Domethënë nuk është më dhe u shkruajt në 'Facebook'. Ky lajm mori dhenë këtu te ne dhe në Kosovë, Maqedoni. Një stacion televiziv e dha. Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur. Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen", u shpreh Kabashi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?