Kryeministri Edi Rama

‘U tha u bë’, Rama i lumtur për marrëveshje me Italinë për lejen e drejtimit të automjeteve: Së shpejti njohja e pensioneve mes 2 vendeve

12 Mars 2021, 15:19| Përditesimi: 12 Mars 2021, 15:23

  • Share

Lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“U tha u bë”, shkruan kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.

Rama tha se një hap tjetër i domosdoshëm mes dy vendeve është njohja e pensioneve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.

 


Lajmi kryesor:

Xhaçka takim me homologun Di Maio: Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?