Foto nga vendngjarja ditën e djeshme

Kronikë

U vetëplagos me pistoletë, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë! Armën e hodhi brenda një automjeti për të fshehur gjurmët

23 Shtator, 09:59| Përditesimi: 23 Shtator, 10:15

  • Share

Pasi u vetëplagos ditën e djeshme dhe u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar Skerdi Mehmetaj alias Piperi, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “10 Korriku”. 37-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht me një pistoletë në këmbë e më pas armën e ka hedhur brenda në një automjet të tipit “Audi Q5” e bardhë me targa AB461JK.

Skerdi Mehmetaj e ka pasur armën të fshehur në një çantë dore dhe pas ngjarjes aksidentale e ka hedhur brenda në një automjet të rastësishëm me qëllim fshehjen e gjurmëve.

Xhami i parë i makinës ka thyerje dhe kjo tregon se i plagosuri e hodhi pistoletën brenda mjetit. Momentalisht 37-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Vlorës ku ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa është sekuestruar arma me 16 fishekë në cilësinë e provës materiale. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?