‘U vetëvra apo e qëlluan?!', Xhufi dhe Kasmi për 5 Majin: Shqiptarët, rol të zi në fundin e Qemal Stafës, e spiunuan! Ja ç ‘mund të ndodhte nëse do jetonte diktaturën

5 Maj 2022, 18:00| Përditesimi: 5 Maj 2022, 19:25

  • Share

TIRANW- Në 80-vjetorin e ndarjes nga jeta të Qemal Stafës, Akademia e Shkencave përkujtoi 5 Majin, si ditën e Dëshmorëve të Atdheut...

“Qemal Stafa ka qenë një shprehje e rinisë së asaj kohe. E rinisë që kishte lindur në kohën e Zogut dhe që lufta, pushtimi nga Italia fashiste në 7 prill, e detyroi të marrë në duar fatet e atdheut në një moshë vërtetë të re”, thotë akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi.

Atdhetar, simbol i qëndresës së antifashizmit,  historianët thonë se Qemal Stafa frymëzoi të rinjtë për t’iu bashkuar Luftës Nacional Çlirimtare, jo vetëm me veprimtarinë e tij të nisur që në moshën 15-vjeçare por edhe me rënien e tij.

“Qemali e njihte historinë e popullit të vet dhe e dinte shumë mirë që një popull sidomos një popull i vogël, nëse nuk i kundërvihet pushtuesit sigurisht ai zhbëhet dhe shembulli i Skënderbeut ka qenë një model që e ka udhëhequr në jetën e tij”, thotë Xhufi.

“ E para dha jetën për idealin e tij si antifashist, e dyta nuk duhet të harrojmë se çfarë mesazhi dhe çfarë impakti pati rënia e tij për të gjithë rininë shqiptare të kohës dhe antifashizmi shqiptar në përgjithësi. Pra shërbeu si një sinjal i fuqishëm, për mobilizimin e të gjitha shtresave popullore ndaj antifashizmit”, shprehet historiani Marenglen Kasmi.

Një i ri, që shëtiste në kohë lufte me libra në xhepa, që shkruante e kishte provuar burgun dhe plumbin në emër të lirisë, e nga ana tjetër si shumë të tjerë kishte bindje të forta komuniste, sepse siç shpjegojnë historianët ai vërtetë besonte se komunizmi do ta çonte vendin drejt përparimit.

Akademia e Shkencës në këtë vit jubilar i dedikon një libër heroit të popullit,  ku pasqyrohet jeta e vepra e tij, ndërsa vrasja shpjegohet thjesht se “erdhi nga milicia fashiste”, e megjithatë sipas studiuesve, mënyra dhe rrethanat në të cilat u vra, që ende mbeten të paqarta, nuk i heqin asgjë heroizmit të tij.

“Natyrisht vrasja e tij lind edhe nga një pikë dyshimi, dikush e ka spiunuar siç ka ndodhur edhe me shumë të rinj të tjerë si Vojo Kushin, Perlat Rexhepin,  katër heronjtë e Topanasë në Vlorë, dikush i spiunonte dhe kjo është pastaj fatkeqësi e jona! Nuk kemi emra konkret për Qemal Stafën, por di të them se shqiptarët kanë luajtur një rol të zi edhe në fundin e Qemal Stafës, qoftë për sa i përket denoncimit, por edhe ekzekutimit të tij, sepse milicë, fashistë shqiptarë ishin edhe ata që e ndoqën Qemalin dhe e rrethuan të vrasë veten për të mos rënë në duar të tyre”.

Ndërsa Kasmi tregon një tjetër version të vrasjes së heroit.

“Qe në një bazë ilegale bashkë me shokë të tjerë, shikohet se po rrethohet shtëpia nga milicia fashiste, largohen nga shtëpia dhe në ndjekje e sipër shpërndahen, dhe Qemal Stafa vritet nga milicia”.

Kontributi i Qemal Stafës, por edhe i personaliteteve të tjera, sipas akademikut Pëllumb Xhufi nuk duhet kujtuar vetëm në ditë të veçanta, por brezi i ri duhet ti njoh edhe përmes veprës së shkruar që kanë lënë pas...

“Brezi ynë është rritur me ‘Qortimet e Vjeshtës’ e cila gjendet në bibliotekat e çdo shkolle të Shqipërisë, bashkë me ‘Historinë e Skënderbeut’ të Nolit e të tjerë që sot nuk i gjen!”, thotë Xhufi.

Fakti që Lufta Antifashiste NacionalÇlirimtare i dha SHqipërisë lirinë, duhet parë sipas historianëve veçmas nga qasja që patën anëtarët e udhëheqësit e saj gjatë diktaturës.

“Churchill, në një fjalim të tij të qershorit të vitit 1942, thoshte ‘antikomunist më të madh se unë nuk ka, por unë sot jam me popujt që luftojnë kundër nazifashizmit!”, shprehet akademiku.

“Periudha e Luftës dhe paslufta duhen ndarë, janë dy kontekste të ndryshme historike pavarësisht se në pjesën më të madhe kemi të njëjtët personazhe historikë. Por janë dy realitete që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pra nuk mund të gjykohet sot në paqe, siç gjykohej me mendësinë e luftës, siç nuk mund të gjykohet në luftë me mendësinë e paqes”, thotë Kasmi.

Njësoj mendojnë, për forcat që nuk mbajtën patën një kontribut të qartë në Luftë e madje bashkëpunuan me pushtuesit duke lënë që konfliktet e brendshme politike të prevalonin ndaj atdhetarizmit...

“Konferenca e Mukjes është ajo që do ti ndante përfundimisht kampet politike shqiptare. Pra, që nga ky moment kemi një ndarje të qartë dhe një kundërvënie ndërmjet palëve për sa i përket qëndrimeve të tyre politike, çka do të ashpërsohej më shumë se kaq edhe në qëndrime ushtarake, sepse me pushtimin gjerman të Shqipërisë, Balli Kombëtar ofrohet të bashkëpunoj me pushtuesin, gjë që është e vërtetuar në të gjithë dokumentacionin qoftë atë shqiptar por edhe të huaj”, shprehet Kasmi.   

Kur bilanci i anëtarëve të Luftës, është i hidhur, historianëve nuk u mbetet veç të sjellin hipotezat e tyre, për atë çka mund të kish ndodhur nëse Qemal Stafa do të kish jetuar në komunizëm...

“Nuk përjashtohet që dhe ai të kishte fatin e mjaft bashkëpunëtoreve të tij, të cilët me regjimin që u vendos në Shqipëri u konfliktuan, mund të ishte pjesë dhe mund të kishte kontribuar për përmirësimin e sistemit. Sistemi ishte ai që ishte kuptohet, por edhe ky sistem u aplikua ndryshe në sistemet e Lindjes. Shqipëria zbatoi vërtetë një komunizëm spartan. Të rreptë! I cili krijoi probleme në marrëdhënie me shoqërinë!”, shton më tej Xhufi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZZZ..: 05/05/2022 19:52

    Qemal stafen e vrau enver hoxha,,sepse ai ishte I zgjuar,,e kishte ZILI enveri...

    Përgjigju
  • Raklli: 05/05/2022 18:38

    I paskeni gjet 2 spiuna qe kane deformu historine Bashke me disa tjere te akademia shkencave.. Kto pseudo profesore qe paguhet vetem te njollosin Shqiperine dhe te nxjerrin ne pah "armiqte e saj" Se gjoja kta dine cdo gje !!! Mire e bejne kur ka budallenj qe i besojne, Ne fund te fundit ca na hyn ne pune qemal stafa Apo mihal grameno?! 50 % skane buke me henger , kjo eshte tema.

    Përgjigju
    • Tinii: 05/05/2022 21:49

      O altin kjo pjesa qe shkruan e ka ne terezi ndoshta, Dhe po te jete ashtu dhe ti pjese e 100 % je . Je i madh ..

    • Emri: 05/05/2022 19:17

      Me keto lloj arsyetiomesh qe ben ti, do arrijme te 100% pa buke. Kur ne popull mbetet injorant dhe nuk njeh historine e vet, ia hipin ne kurriz gjithe maskarenjte e botes, qe nga Enver Hoxha e deri te te sotmit

    • Altini: 05/05/2022 19:15

      E vertete 50 % s'kane buke me henger po 100% e injoranteve dhe budallenjve i gjen duke shkruar ne internet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?