Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja preku me dedikimin për të vëllanë.
“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli me i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës vëllai im”, shkruan ajo.
Vëllai i saj, Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, duke përdorur armën e shërbimit. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa familja mësohet se ka deklaruar që vuante nga depresioni.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Gardisti qëlloi veten me plumb në kokë me armën e shërbimit, ndërron jetë te Trauma! Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj (EMRI + FOTO)
SI.E./ReportTv.al