Policia e Elbasanit ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me djedien e dy makinave në pronbësi të ish- kryegjykatësit Arben Vrioni, megjithatë nuk e ka saktësuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.
"Elbasan /Informacion paraprak. Në lagjen "Kongresi", Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Liroi Lul Berishën dhe shqyrtoi dosjen 'Shullazi', u vihet flaka dy automjeteve të ish- kryegjykatësit të Elbasanit dhe gruas së tij (VIDEO EKSKLUZIVE)
B.K./ReportTv.al