Pas ekzekutimit të Xhulian Bullarit në Vlorë, ka folur babai i viktimës në një prononcim për mediat, por jashtë kamerave. Babi i tij është shprehur se ai u largua pasdite nga Tirana për të pirë kafe, por nuk dinin që ai të kishte konflikte me të tjerë. Sakaq ai është shprehur se 25-vjeçari prite të ikte tek vëllai në Gjermani.
“Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai jashtë kamerave.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Ekzekutohet me plumb në kokë në makinë i riu nga Elbasani, u nxor në pritë nga persona të njohur! Babai: Doli për kafe! S'kishte konflikte, do ikte në Gjermani te i vëllai
SI.E./ReportTv.al