Astrit Kalaja
Me një karrierë 32 vjeçare në sistemin e drejtësisë në vend, Astrit Kalaja është emëruar për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Aty, ai shërbeu për shumë vite, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit, Tiranë.
Ai iu nënshtrua procesit të vettingut dhe kaloi në të dyja shkallët si i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit. Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua nga KPK, ndërsa edhe pasi komisioneri publik kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke, në vitin 2022, gjyqtari u cilësua i pastër edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelit. Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.
Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar I Gjykatës së Rrethit, Shkodër. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit, qarku Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv. Kryetarit atje. Më pas është transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.
Ai ka pasur disa dosje të bujshme në Apel, ndërsa në vitet 2005-2006 dhe 2007-2009 ka pasur vlerësimin "Shumë Mirë" për etikën dhe veprimtarinë profesionale, ndërsa gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka pasur asnjë masë, disiplinore.
Lajmi kryesor:
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja! Plumbat kapin edhe babë e bir! Arrestohet autori, xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën (VIDEO)
K.M/SI.E./ReportTv.al