TIRANË- Tirana u trondit pasditen e sotme nga vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës. Gjyqtari Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Fatkeqësisht, gjyqtari Kalaja nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka humbur jetën brenda në sallën e gjyqit.
Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar Elvis Shkambi, 30 vjeç, duke i sekuestruar edhe armën e krimit
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, informoi Policia e Tiranës.
Dinamika e ngjarjes
Gjyqi për çështjen e pronave nisi rreth orës 14:00 të mesditës së sotme, 6 tetor. Seanca në Apelin e Tiranës zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, ndërsa rreth orës 15:40, gjyqtari shpalli vendimin. Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, humbi gjyqin, pasi gjyqtari Kalaja vendosi në favor të palës tjetër. Autori i cili ka qenë me armë me vete në sallën e gjyqit, duket qartë se e kishte një plan të mirëmenduar, dhe sapo është shpallur vendimi ka qëlluar më armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë. Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj, autori ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që "unë jam autori". Autori e ka pasur armën bosh dhe burimet i thanë Report Tv se e ka mbushur brenda gjykatës me plumba. 3 plumba e kapën gjyqtarin, 2 në kraharor dhe 1 në bark.
Dështim i masave të sigurisë
31-vjeçari Shkambi ka pranuar tashmë autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private dhe jo nga Policia e Shtetit. Burimet i thanë Report Tv dhe Shqiptarja.com se dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Para një viti në një nga proceset gjyqësore, pala humbëse kërcënoi me jetë trupën e gjykatësve. Çështja i kaloi organeve të drejtësisë dhe policia premtoi forcim të masave të sigurisë, por pa bërë asgjë konkrete.
Sherri për pronën, motiv i vrasjes
Në vitin 1992, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër, me vendim të Bashkisë së Shkodrës, u vendosën në godinën e ish-shkollës së Rezervave të Ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore, ndërsa Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit, pretendonte se ishte pronar i godinës. Banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false.
Çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë. Përballjen me këto familje, Gjon Shkambi e ka fituar edhe në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa në vitin 2024 e fitoi çështjen edhe në Apel.
Çështja tani ishte në Apelin e Tiranës, i vetmi në gjithë territorin e Shqipërisë. Ajo u ridërgua sërish në Apel nga familjet që kundërshtonin të lironin godinën. Kurtaj bashkë me 12 familje të tjera kishin paditur Zyrën e Përmbarimit të Shkodrës, dhe Gjon Shkambi, i cili pretendon edhe pronësinë e godinës ishte palë në këtë çështje.
*Raportojnë për Report Tv gazetarët Sokol Dema dhe Keti Banushi
Lajmi në përditësim....
31 familjes që janë të strehuara në godinën e ish-Shkollës së Rezervave dhe që janë në proces gjyqësor prej vitesh me familjen Shkambi, kanë folur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Apelin e Përgjithshëm, Tiranë.
Në një reagim për gazetarët në Shkodër, përfaqësues të këtyre familjeve thanë se familja Shkambi nuk ka asnjë dokument pronësor mbi këtë ndërtesë, ndërsa i akuzuan se kanë bërë falsifikime e manipulime.
Njëri prej tyre tha se disa kohë më parë, Gjon Shkambi, xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit, Elvis Shkambi, ju kishte shkuar me armë dhe policia nuk e arrestoi apo të merrte ndonjë masë tjetër.
Për situatën e krijuar, ky banor për fajtor ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka, për të cilin thotë se kishte lëshuar dokument privatizimi për objektin pa vendim të këshillit bashkiak.
“Ngushëllime familjes, na ka ardhur shumë keq. Këto punë i ka bërë Lorenc Luka se i ka lëshuar vërtetim që jemi dakord të privatizohet pa vendim të këshillit të bashkisë. E ka vrarë Lorenc Luka, nuk e ka vrarë shteti, as Shkambi, e ka vrarë Lorenc Luka. Kemi bërë një gjyq, e kemi fituar, e ka kthyer Gjykata e Apelit. Ka ardhur Apeli i Vlorës e kanë gjykuar në Shkodër, jo Apeli i Shkodrës, edhe ja kanë kthyer detyrat për falsifikim dokumentesh se nuk kishte pronë dhe nuk kishte vendimin e Këshillit të Bashkisë. Kur zhvillohej gjyqi në Shkallë të Parë, e pa se po humbiste gjyqin edhe pushoi çështjen. Tani Gjon Shkambi ka ardhur vjet këtu i armatosur, ka ardhur policia, i kemi thënë e ka armën në makinë, edhe nuk e ka ‘çarë kokën’ policia të shkojë të arrestojë. Fajin e ka shteti. Nuk kanë kurrëfarë prone se e kemi marrë tokën nga Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë, që Gjon Shkambi nuk ka pronë në Shkodër. Edhe është në vendim të gjykatës atje. I kanë humbur të gjitha gjyqet se nuk kanë dokumente, vetëm kanë bërë falsifikime e manipulime. Se po të kishte dokument, do ta gëzonte”.
Edhe një qytetar tjetër, banor në këtë godinë, shprehet Bashkia e Shkodrës ia kishte shitur objektin Gjon Shkambit, pasi i kishte strehuar 31 familjet. Ai bën fajtor shtetin për situatën e krijuar, teksa thekson se prej 33 vitesh janë në proces gjyqësore.
“Edhe kemi qëndruar, ka ardhur Gjon Shkambi në 2012: është ndërtesa ime, është shtëpia ime. Na ka futur nëpër gjyqe. Kemi investuar sa kemi mundur në të, kemi harxhuar para. Tani e prej kohësh na ka bërë presion është shtëpia ime, duan shtëpinë. Kemi qëndruar në tension prej 33 vitesh, fajin na e ka shteti. Bashkia që na e ka dhënë neve ka shkuar dhe ia ka shitur dhe atij. Asnjë nuk na e ka fajin vetëm bashkia. Neve na ka strehuar në të atij pastaj ia ka shitur. Të gjitha fajet i ka shteti, më zi nuk ka ku të shkojë, se për gjithë këto shtëpia nuk është dashur të vritet gjyqtari. Më parë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të vrasësh gjyqtarin. Më mirë të na vriste ne sesa të vriste gjyqtarin pa faj. Shteti na e ka dhënë neve, shteti ia ka dhënë atij, të gjitha fajet i ka shteti".
Kryetar i Bashkië në Shkodër në vitin 2012 kur u firmos kontrata e shitjes se godinës, ishte Lorenc Luka.
Në vendimin e sotëm të Apelit, Elvis Shkambi vrau me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, duke e qëlluar me 3 plumba, ndërsa plagosi edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët janë pala tjetër e procesit, si një nga 31 familjet.
Autori i vrasjes Elvis Shkambi
Report Tv ka siguruar foton e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. 31-vjeçari Elvis Shkambi u fut me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.
Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë dhe plagosjes së dy të tjerëve.
Report Tv ka siguruar pamjet e kësaj godine në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.
Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës.
Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.
Ndërsa familja Shkambi kërkon të nxirren jashtë 31 familjet.
Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.
Gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me 3 plumba brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga autori Elvis Shkambi.
Ekzekutimi ndodhi menjëherë pasi gjyqtari dha vendim jo në favor të familjes Shkambi, në një lidhje me pronësinë e një trualli në Shkodër.
Në këtë moment, Elvis Shkambi 30 vjeç qëlloi me armë në drejtim të gjyqtarit Kalaja duke e lënë të vrarë.
Me 3 plumba u qëllua gjyqtari, 2 në kraharor dhe 1 në bark.
Astrit Kalaja ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës, ku dhe u konstatua vdekja e tij.
Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i transportimit të gjyqtarit Astrit Kalaja drejt Spitalit të Traumës pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë një seance gjyqësore, nga autori i dyshuar Elvis Shkambi.
Në pamje duket momenti kur gjyqtari Kalaja nxirret nga ambientet e gjykatës i shtrirë në barrelë.
Gjyqtari Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Fatkeqësisht, gjyqtari Kalaja nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka humbur jetën brenda në sallën e gjyqit.
Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar Elvis Shkambi, 30 vjeç, duke i sekuestruar edhe armën e krimit
Në Spitalin e Traumës në Tiranë ka mbërritur automjeti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të tërhqeur trupin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra ditën e sotme me armë zjarri në ambientet e Gjyaktës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë një senace gjyqësore, nga Elvis Shkambi.
Gjyqtari Astrit Kalaja
Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00, ku vetë ai ishte palë në një gjyq për çështje pronash.
Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas përfundimit të vendimit gjyqtari është qëlluar nga autori. Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që unë jam autori.
30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, ka pranuar autorësinë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema.
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.
Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit ddhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë.
"Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen", njoftoi sot policia.
Një person i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë. Autori Elvis Shkambi 30 vjeç, tashmë i arrestuar dhe arma e të cilit është sekuestruar, ka patur një konflikt për pronën në gjyq. Xhaxhai i tij pretendon një pronë në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.
Bëhet fjalë për godinën e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen "Skanderbeg". Në këtë ndërtesë janë strehuar 31 familje që në vitin 1992.
Por në vitin 2012, Gjon Shkambi shfaqi pretendime për pronën me argumentin se është pasuri e trashëguar brezë pas brezi.
Siç rezulton, 31 familjet u strehuan në këtë godinë 33 vite më parë nga Bashkia e Shkodrës. Por banorët thonë se Gjon Shkambi që pretendon pronësinë mbi ndërtesën, ka dokumente false.
Çështja u komplikua në vitin 2012, kur Bashkia e Shkodrës firmosi shitjen e godinës te Gjon Shkami. Sipas banorëve, kryebashkiaku i Shkodrës në atë kohë, Lorenc Luka, i dha Gjon Shkambit dokument privatizimi pa vendim të këshillit bashkiak.
Konflikti për pronën zvarritej gjyqeve prej disa vitesh, madje Gjon Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe nëpër media. Sipas pretendimit të xhaxhait të tij, Gjon Shkambit, prona i përket familjes së tij.
Në vitin 2020, 31 familjet u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë. Banorët e akuzuan Gjon Shkambin se ka dokumente false.
Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara
Gjyqi për pronën ka qenë edhe shkak i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin pala tjetër (një nga 31 familjet) në këtë proces gjyqësor për pronën. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vendimin e sotëm, u dha të drejtë 31 familjeve që të qëndrojnë brenda banesave në godinën e pretenduar.
Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi një person qëlloi me armë brenda në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës, bëjnë me dije burime për Report Tv. I vdekur mbeti gjyqtari Astrit Kalaja.
Një vrasje me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë ka tronditur sot vendin, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Ngjarja konsiderohet tepër e rëndë, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës, se si është e mundur që autori Elvis Shkambi u fut i armatosur brenda gjykatës.
Ajo që dihet deri më tani është fakti që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private.
Siç bëhet me dije nga burimet për Shqiptarja.com, dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Edhe autori është arrestuar.
Dy prokurorë të SPAK kanë mbërritur në ambientet e Apelit të Tiranës, për të hetuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Me një karrierë 32 vjeçare në sistemin e drejtësisë në vend, Astrit Kalaja është emëruar për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Aty, ai shërbeu për shumë vite, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit, Tiranë.
Ai iu nënshtrua procesit të vettingut dhe kaloi në të dyja shkallët si i pastër në të treja shtyllat e rivlerësimit. Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua nga KPK, ndërsa edhe pasi komisioneri publik kërkoi shkarkimin e tij nga detyra, pasi pretendonte se gjyqtari nuk ka bërë deklarimin e mjaftueshëm të një apartamenti, e të një sipërfaqe toke, në vitin 2022, gjyqtari u cilësua i pastër edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelit. Po kështu, Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.
Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Nga ky vit, deri më 2004, ai punoi si gjyqtar I Gjykatës së Rrethit, Shkodër. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit, qarku Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e zv. Kryetarit atje. Më pas është transferuar në Apelin e Përgjithshëm në Tiranë.
Ai ka pasur disa dosje të bujshme në Apel, ndërsa në vitet 2005-2006 dhe 2007-2009 ka pasur vlerësimin "Shumë Mirë" për etikën dhe veprimtarinë profesionale, ndërsa gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka pasur asnjë masë, disiplinore.
Gjyqtari Astrit Kalaja
Elvis Shkambi, 30 vjeç, është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai është futur i armatosur në sallën e gjyqit dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit.
Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, ndërroi jetë pasi u qëllua me armë. Sipas informacioneve Kalaja ishte pa shenja jete kur mbërriti në Spitalin e Traumës.
Gjyqtari Kalaja mbeti i plagosur rëndë fillimisht nga sulmi me armë brenda gjykatës, e ndërroi jetë në spital.
Dy persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur nga sulmi me armë në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Shqiptarja.com mëson se përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor.
Që të tre janë paraqitur në spital. Megjithatë, dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.
Komente

Ti marresh jeten dikujt eshte gjithmone e padrejte dhe kerrkon denim maksimal. Por asnje sflet qe cfare realisht ishte kjo ceshtje, vendim a ka qene i sakte? Eshte bere drejtesi apo padrejtesi
PërgjigjuMa shum me dhimet ky djal i ri qe e detyrun me prish jeten e vet
PërgjigjuBurrat deri te pragu shpis durojn,kur ban padrejtsina kjo ner te gjen. ka burra shkodra. edhe ka me pas shkodra. edhe krahinat e shkodes.
PërgjigjuKe pèrshtypjen se nè kètè vènd nuk funksionon mè asgjè. Shko me fèminè 3 vjeçar tek dentisti, e merr nè arkivol, shko tek gjykata, aty hyn edhe gomari me dru brènda dhe "askush nuk e sheh", njè gjyqtar humb jetèn dhe dy tè tjerè plagosen. Arsyeja? Vèjani emrin vetè sepse mua nuk mè bie ndèrmend ndonjè fjalè tjetèr veçse SHTHURJE DHE RRUMPALLÈ. A mban ndokush pèrgjegjèsi pèr ndonjè gjè, nè kètè vènd? Dhènia e drejtèsisè si shtyllè elementare e mbajtjes mè kèmbè tè njè shoqèrie NUK FUNKSIONON FARE dhe ka shkaktuar kaq shumè plagè nè Shqipèri,,,,tani edhe prania fizike nè kèto institucione sjell rrezik pèr jetèn,,,,quo vadis Shqipèri?
PërgjigjuSHTET PA SHTET...PARA FUTJES NE GJYKATE DUHET TE KONTROLLOHEN NJEREZIT PER ARME...SIC E KA BOTA...VENDOSET NJE PERSON DHE APARATURA PER ZBULIM METALESH..SIC JANE NE AEROPORT...
Përgjigju