Kronikë

VIDEO e momentit kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata e Apelit në Tiranë

6 Tetor, 17:43| Përditesimi: 6 Tetor, 20:47

  • Share

Report Tv ka siguruar pamje nga momenti i transportimit të gjyqtarit Astrit Kalaja drejt Spitalit të Traumës pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë një seance gjyqësore, nga autori i dyshuar Elvis Shkambi.

Në pamje duket momenti kur gjyqtari Kalaja nxirret nga ambientet e gjykatës i shtrirë në barrelë dhe i veshur ende me uniformën që kishte veshur gjatë seancës.

Gjyqtari Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Fatkeqësisht, gjyqtari Kalaja nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka humbur jetën brenda në sallën e gjyqit.

Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar Elvis Shkambi, 30 vjeç, duke i sekuestruar edhe armën e krimit


Lajmi kryesor:

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja! Plumbat kapin edhe babë e bir! Arrestohet autori, xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt janë për jetën gjyqtarët dhe prokurorët?