VLORË- Babai i Kristian Breshanaj, Edmondi, mjek reanimator ne Vlore, ka gjetur forcën që të flasë për vrasjen makabre të djalit të tij për natën e Bajramit, shumë pranë derës së shtëpisë. Me detaje, ai ka rrëfyer atë momentin tragjik, të telefonatës së gruas së tij, ku i ka treguar se ka dëgjuar krisma arme në lagje. Pas disa tentativave për të komunikuar me djalin, nuk ka marrë një përgjigje mbrapsht, për këtë arsye ka urdhëruar gruan që të dalë të kontrollojë, deri në momentin që përballet me pamjen makabër, djalin që qëndronte i shtrirë në tokë, i ekzekutuar në mënyrë monstruoze dhe i mbuluar me gjak. Babai tregon se në ato momente, Kristiani nuk kishte qenë i vetëm. AI ishte shoqëruar së bashku me shokun e tij, ndaj të cilit nuk është qëlluar asnjë plumb i vetëm.
"Momenti i parë, kur ndodhi vrasja u dëgjuan krisma pas shtëpisë sime dhe erë baruti dhe nusja më merr në celular, nuk ka ardhur djali në shtëpi dhe dëgjuam krisma. Atëherë unë marrë në celular çunin, binte zilja po nuk e hapte askush. Atëherë unë i them nuses hap derën dhe shko për të verifikuar. Atëherë nusja del dhe gjen djalin të shtrirë të mbytur me gjak, marr në celular policinë dhe i them në kanë vrarë djalin dhe nisem në shtëpi. E gjej djalin të mbuluar me gjak dhe nusen mbi fëmijën, Ka qenë bashkë me shokun e tij prej disa vjetësh, siç më tha ai e goditën në distancë dhe pastaj nga afër. Nuk kishin komunikuar më parë. Shoku i tij kishte reaguar "mos ca boni", tregon Edmondi, mjek i njohur reanimator në Vlorë.
Ai e përshkruan djalin e tij si një fëmijë i rregullt, i sinqertë, që bënte shumë për shoqërinë, që vinte nga një familje e shëndoshë dhe me shumë kulturë, prandaj e përjashton mundësinë që të jetë pjesë e një grupi kriminal. Sa i përket të kaluarës së tij, ku muajt e fundit kishte qenë ne Belgjikë, babai tregon se punonte në një bar dhe herë pas herë e ka ndihmuar me para, pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Nëse do të merrej me punë kriminale, rrëfen i ati, nuk do kishte nevojë që ai të merrte para nga Shqipëria.
"Ka ardhur si e papritur nuk di që çuni të kishte ndonjë problem, ka qenë çun i rregull, e shikoja normal, lëvizte lirshëm, nuk fshihej, nuk ishte i armatosur. Në Shqipëri nuk di të ketë ndonjë ngjarje. Djali im nuk ishte pjesë e grupeve kriminale. Në Belgjikë ka punuar në një bar, madje e kam ndihmuar unë me lekë, se po të ishte marrë me punë të jashtëligjshme do kishte lekë, ai erdhi me rrobat që kishte veshur", tha ai.
Me pengun që iku pa ia dëgjuar zërin për herë të fundit, babi i bën thirrje policisë që të zbardh këtë ngjarje, të gjejë shkakun dhe autorët e vrasjes së djalit të ri të tij. "Unë atë ditë nuk e kam marrë në celular se isha 24 orë në punë, më ra si bombë kjo gjë. Prandaj i bëj thirrje policisë që të mos tërhiqet përballë agresorëve. Unë mendoj që policia të jetë e angazhuar për gjetjen e shkakut kush ma ka vrarë djalin. Ka pasur kamera gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur, i kam dhënë shpjegimet e mia të studiojnë celularin, me ka qenë orën e fundit. Prokuroria ta zbardhë këtë ngjarje, ta çojnë këtë punë deri në fund, që të mos ikë rinia shqiptare, e jo më djali im që nuk ishte pjesë e bandave, ishte një familje e shëndosh se nuk kishte as nevoja ekonomik, ishte një çun shumë i pastër dhe i sinqertë që bënte shumë për shoqërinë", tha Breshanaj.
25-vjeçari është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici disa persona, e ndërsa 2 janë pistat kryesore e shkuara kriminale në Belgjikë, ose që ishte pjesë e një grupi kriminal në Vlorë, ku siç ka raportuar më herët Shqiptarja.com, dyshohet se "spiunonte" te grupi kriminal kundërshtarë.
Shprehja /BENTE SHUME PER SHOQERINE/ ka domethenie te madhe,le te behen hetime,por s'duhet haruar Belgjika.Fakti qe shoku nuk u godit ndoshta tregon se shenjestra njihej mire e ishte studiuar e piketuar me saktesi prej shume kohesh. Sa per vrasesit ata mund te kene qene te maskuar,vendi s'ka patur ndricim te mire ose kamera s'ka pasur aty afer.Nje tjeter mundesi eshte qe vrasesit jane te paguar por jo vendas ,jo te zones ,pra shume te veshtire ose te pamundur te identifikohen.
PërgjigjuPunonte ne bar ne belgjike pa letra?Me ndonje bar kurvash mesiguri se aty ste bie njeri me qafe.Edhe po ta vrisnin per pacientat e te jatit skishin pritur te behej 25 vjec ky dhe skishin pse i binin ketij po te jatit.Thjeshte ne belgjike do ket bere ndonje gabim ky qe shkoqet me plumb dhe ato tipat qe jane ne belgjike si bojn duart pis vete se ka rrota k me shumice ne shqiperi qe luftojne me bo surf mbi sapun kush e kush te hyje i pari ne burg.
PërgjigjuPo ca thua lumadh...mos I ndodht asnjeriu,po ca thua aman,ku t dalin fjalet me atë ça I ka ndodh,I iku djali 25vjeç ti i shikon fjalorin ai Mir q merr frym me atë hall
PërgjigjuUn e kuptoj dhe thash ngushellime nuk kam ca i boj tjeter Na vjen shum shum jeq se ishte i ri djali tragjedi per kedo Por nuk te vret njeri kot o shqiptar
Ne rradh te par ngushellime dhe te zbardhet sa me shpejt Dhe per sa i perket Babait si meret vesht ky njeri me pacietet Qe nuk lidhka dy llafe bashk po rrompalla hasapi ku ka shku mjaksia Dhe spitali shtetit
PërgjigjuPo ca thua o zoti rumpall ai esht nje nga mjeket me profesionist ne shqipri ... Ku e shikon ti qe nuk lidh dot dy fjale , edhe me gjith ate hall qe i ka ren prap shum i sakt dhe me fjalor te zgjedhur po flet
Kjo eshte vlorezeza strofulla e tere të keqijave
PërgjigjuMos vrisni shoket dhe miqte e juaj per 5 para apo per kanabis,,,jeta eshte e pacmueshme.......
PërgjigjuMos valle ai shoku e nxorri ne prite, si ka mundesi qe ate nuk e qelluan dhe vrasesit profesionist nuk do lenin deshmitare.Kjo ngjarje do analizuar mire se ky djale sapo ishte kthyer mga Belgjika dhe duhet te jete motiv i forte per ta vrare.
PërgjigjuNgushellimet me te thella familjes se doktorit. Kjo eshte shume e rende. E njohim dr Mondin si nje mjek shume te nderuar. Sinqerisht nuk na besohet. Shteti duhet te beje te paminduren per djalin, familjen e tij dhe per gjithe qytetaret e Vlores. Kjo situate nga keta rrugace qe jane verdalle tere diten e tere naten duhet te marri fund. Edhe nje here ngushellime.
PërgjigjuDeri ne Pus Mezin i mire eshte ai. Pastaj per pak m larg na griu nga parat Ti rroj djali tjeter por jane mallkimet e nenave te pacienteve qe ka pas n dore ky doktor
Duhet që policia patjetër të japi mesazh që e kontrollon territorin dhe që është prezente. Nuk mund të lejohet që nje i ri nga një familje intelektuale të iki kështu nga jeta dhe autorët të vazhdojnë të jetojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Qytetaria duhet të fitojë mbi krimin! Vlora i përket qytetarisë dhe jo krimit, jo kanabisit. Duhet ta degjoj këtë edhe partia në pushtet dhe mos ta kanibizoj me as Vlorën dhe as nje qyetet tjetër të Shqipërisë. Djali ishte vetëm 25 vjeç, nuk e meritonte këtë fund. Familja dhe qyteti duan drejtësi! Duam të jetojmë të lirë në qytetin tonë, duam të pushojmë, jo të kemi frikë dhe të tmerrohemi! Faleminderit paraprakisht për publikimin e komentit!
PërgjigjuE drejtë, u meruamë !
Pse kta dirushi me cunin e xhihanes e vran?? Po kta me ke e kan sherin tamam ?? Ky dukej si dore ktyre lab?
Qorri dirushi tor qerosi ata duhet te ven ne te semes se ata e kan ber skan ca u bejn tjerve e meren me te pafajshem se e din mir qe jan me ore pune po dora qe u esht ven shum shpejt sdo i fal spiunat qe vetem behen trima se kan shtet se e dim sa gango jan lavazhieri qorri me Mekanik dirush pleren
Te drejt ke po prob eshte se aty ska me shtet as polici si mund te zbardhin ceshtje kur bashkpunojn ndajn leket me njeri tjetrin ska policia e vlores ka mar fund qe 2015 qe u futen me lejet e hashishit ju hap oreksi dhe u ben pal komisariati do shkrir i gjithi