Viktima Isuf Jaçaj
Isuf Jaçaj, 58 vjeç mbeti viktimë e një atentati me tritol mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, pas një shpërthimi i të fuqishëm që tronditi qytetin bregdetar. Dyshohet se ai është vrarë për hakmarrje, pas një plagosje në të cilën u përfshi i biri më 17 korrik po në qytetin e Sarandës. Ai ndodhet në burg dhe akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për tokat në bregdet.
Ndërkohë, vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.
Lajmi kryesor:
Atentat për hakmarrje në Sarandë! Makina hidhet në erë me tritol, vritet 58-vjeçari brenda saj (EMRI+VIDEO)
SI.E./ReportTv.al