Çajup Selimi i cili u vra mbrëmjen e kaluar me pistoletë në derë të shtëpisë në Tepelenë, në vitin 2018 është dhunuar me mjete të forta nga dy persona.
Report Tv ka siguruar dëshminë e Çajup Selimit, tre vite më parë, pasi u dhunua dhe u dërgua në spital për mjekim.
Në atë kohë, Selimi dëshmonte se dy persona i kishin kërkuar që të largohej nge vendi ku po qëndronte. Ai më tej dëshmonte se pasi doli nga një dyqan dy persona e dhunuan me leva dhe nxorën thika duke e kërcënuar. Selimi rrëfente se ato i mbronte ish-shefi i komisariatit Tepelenë, dhe se është hera e 4 që po kërcënohet me jetë.
'Më thanë mua pse rri përballë punës, unë jam biznesmen mos rri ti atje se duam ne! Vajta për të bërë ofertën sa dola nga dyqani, erdhën më qëlluan direkt para lokalit me qëlluan me leva më nxorën thika dhe më kërcënuan me jetë dhe i mbron ish-shefi i komisariatit Tepelenë. Nuk di se çfarë lidhje kanë, është hera e 4 që po kërcënohem me jetë dhe shteti nuk vë dorë mbi ta. Ne jemi shteti më thanë i mbron shteti.'- deklaronte Selimi.
Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena.
Lajmi kryesor:
Biznesmeni u vra në derë të shtëpisë, ç'thoshte në spital tre vite më parë Çajup Selimi, pasi e dhunuan: Shteti nuk vë dorë mbi ta! Fqinjët: Na ra si bombë (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al