Janë zhvilluar sot në kushte të pazakonta dy ndeshjet e fundit të javës së 26 të Superligës, të cilat kanë prodhuar rezultate shumë befasuese. Pa tifozë në stadium Skënderbeu ka mposhtur 2-1 Kukësin, duke marrë kështu fitoren e katërt radhazi. Ndërkohë për verilindorët kjo ishte një humbje që djeg shumë, pasi tani Tirana është e shkëputur me 9 pike në luftën për titull kampion. Për trajnerin Shehi mungon ende fitorja e parë në drejtimin e Kukësit.
Ndërkohë Partizani futet në krizë të thellë pasi sot në ndeshjen me Vllazninë është mposhtur për herë të tretë radhazi ne kampionat. Shkodranët kanë marrë një fitore me mjaft vlera në Loro Boriçin e kyçur pasi tani mund të pretendojnë të largohen nga vendi i tetë, që të dërgon ne play-off.
Lajmi kryesor: