Ndeshja e moshave U-21 mes Erzenit 2-2 Partizani degjeneroi në dhunë pas fërshëllimës së arbitrit në stadiumin e Shijakut. Të dyja kampet u përfshinë në përleshje.
Nga ajo që mësohet, dy nga lojtarët kanë përfunduar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, teksa rreth 20 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet për ngjarjen. Sipas policisë, Blutë nuk u njoftuan për këtë aktivitet, ndërsa të dëmtuar nga dhuna kanë mbetur dy lojtarët e Partizanit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
"Shijak - Rreth orës 14:00, në fushën sportive "Tofik Jashari", është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici
S.Dh/ReportTv.al