Moment nga ndeshja dhe dhuna

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit! Dy futbollistë në spital, 20 në polici

16 Prill, 16:30| Përditesimi: 16 Prill, 18:04

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit për moshat U-21 zhvilloi sot raundin e 19-të. Në "Tofik Jashari" të Shijakut sfida mes Erzenit dhe Partizanit degjeneroi në dhunë, grushta, ofendime dhe shkelma.

Pas fërshëllimës së arbitrit, lojtarët dhe stafet e dy kampeve u përfshinë në një përleshje masive që nuk i shkon aspak frymës sportive të lojës dhe edukimit të brezit të ri.

Edhe njëherë duket se fusha e lojës është arena e shfryrjes së inateve mes shqiptarësh. Nuk munguan në këtë dhunë as persona nga tribuna, që si duket kanë qenë tifozë të panishëm në stadium.

Nga ajo që mësohet, dy nga lojtarët kanë përfunduar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, teksa rreth 20 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet për ngjarjen.

Dueli përfundoi 2-2, teksa Partizani mban vendin e dytë dhe Erzeni në pozitën e tretë.

U-21/ Erzeni 2-2 Partizani (Bespallov 37', D. Çela 72' / E. Gjoka 45', D. Bajraktari 85')

VIDEO E DHUNËS

Ora 18:02
U-21/ Dhuna në Erzeni - Partizani, dy futbollistët miq përfundojnë në spital! 20 të tjerë në polici


Ndeshja e moshave U-21 mes Erzenit 2-2 Partizani degjeneroi në dhunë pas fërshëllimës së arbitrit në stadiumin e Shijakut. Të dyja kampet u përfshinë në përleshje.

Nga ajo që mësohet, dy nga lojtarët kanë përfunduar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, teksa rreth 20 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet për ngjarjen. Sipas policisë, Blutë nuk u njoftuan për këtë aktivitet, ndërsa të dëmtuar nga dhuna kanë mbetur dy lojtarët e Partizanit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

"Shijak - Rreth orës 14:00, në fushën sportive "Tofik Jashari", është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • eheh: 16/04/2024 17:01

    Bravo! po e marin pak nga pak stafeten nga kategorite superiore dhe gjithe jeta ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?