Foto ilustruese

Ndalimi i udhëtimit drejt Greqisë, ministria jep njoftim të rëndësishëm: Këto kategori qytetarësh bëjnë përjashtim

1 Tetor 2020, 15:12| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 15:24

  • Share

Prej 7 muajsh që nga fillimi i pandemisë është krijuar kaos me udhëtimet e qytetarëve jashtë vendit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njoftim të fundit bën me dije se deri datën 12.10.2020 mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi por thekson se ka një kategori personash që bëjnë përjashtim nga ky rregull.

Përjashtohen nga ndalimi i hyrjes:

- Qytetarët Grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe persona që e kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi;

- Kalimi i kamionave për transport mallrash;

- Hyrja e personave për udhëtime profesionale absolutisht të domosdoshme, që e vërtetojnë me dokumentat përkatëse;

- Veçanërisht për rastin e kufijve tokësorë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit;

Hyrja në territorin grek apo dhe dalja prej tij, për rastet e referuara më lart, lejohet VETËM nga pikat kufitare të kontrollit të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Τë gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

- Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publikë ose privatë të certifikuara në Shqipëri. (nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

- Vërtetim diagnoze në anglisht. (në të cilën duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të individit)

- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF (Passenger Locator Form), me kodin QR (në adresën elektronike https://travel.gov.gr )


Lajmi kryesor:

Greqia mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 12 tetor! Përjashtim bëjnë këto kategori qytetarësh


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?