Bota

Udhëtimi i fundit i Papës Françesku, nga Bazilika e Shën Pjetrit deri te varrimi në kishën e Santa Maria Maggiore (AXHENDA E DETAJUAR)

26 Prill, 10:58| Përditesimi: 26 Prill, 11:03

  • Share

1745658097_1745655213papafrancesku.jpg

Nga ora 5:30 të mëngjesit, sheshi i Shën Pjetrit u hap, ku besimtarët erdhën në masë, duke e mbushur sheshin që në orët e para të agimit.

Mesha e varrimit

Në orën 10:00 nisi meshën, kremtimi i Eukaristisë. Mesha mortore kryesohej nga kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit Kardinalëve, së bashku me 220 kardinalë dhe 750 ipeshkëvë dhe priftërinj. Me këtë ceremoni fillon periudha e quajtur "Novendiali", një periudhë liturgjike prej nëntë ditësh dedikuar meshave për shpërblimin e shpirtrave, sipas asaj që ka përcaktuar Kushtetuta Apostolike.

Ritet përfundimtare dhe lutja orientale

Në përfundim të ceremonisë do të zhvillohen "Ultima commendatio" dhe "Valedictio", të udhëhequra nga kardinali Baldassare Reina dhe patriarku Youssef Absi. Gjatë meshës, leximet do të jenë në gjuhë të ndryshme: anglisht, spanjisht, italisht për lutjen e besimtarëve, dhe pastaj frëngjisht, arabisht, portugalisht, polonisht, gjermanisht dhe kinezisht për lutjet universale. Në fund, kremtari do të bekojë trupin e ndjerë me ujë të shenjtë dhe incens, para se të kalohet brenda Bazilikës së Shën Pjetrit (pa kamera transmetimi).

Kortezhi funeral dhe udhëtimi i fundit i Papës Françesku përmes Romës

Rreth orës 11:30, do të niset kortezhi në drejtim të Santa Maria Maggiore.

Trupi do të ndjekë rrugën përmes Corso Vittorio Emanuele – Piazza Venezia – Via dei Fori Imperiali – Koloseu – Via Labicana – Via Merulana. Do të ecë ngadalë dhe trupi do të jetë i dukshëm brenda një makine. Në qytet janë vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur rrugëtimin. Ky është një udhëtim rreth 4 kilometrash, që pritet të zgjasë rreth 30 minuta.

Arritja dhe varrimi në Santa Maria Maggiore

Rreth orës 12:00, trupi do të mbërrijë në Santa Maria Maggiore, ku do të pritet nga një grup simbolik, përfshirë të varfrit, migrantët, të burgosurit dhe personat transgender, në përputhje me kujdesin që Papa kishte për ata që ishin më të margjinalizuar.

Ceremonia e varrimit, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, do të kryesohet nga kardinali Camerlengo Kevin Farrell, i cili do të drejtojë punët e përkohshme të Kishës deri në zgjedhjen e pasuesit të Papës.


Lajmi kryesor:

Ati i Shenjtë prehet në bazilikën 'Shën Maria e Madhe'! Françesku, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 1 shekulli! Përcillet nga 400 mijë pjesëmarrës (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?