Droni me simbolet shqiptare mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, 14 tetor 2014

Sport

UEFA 'fshin' fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 09:58| Përditesimi: 4 Tetor, 10:02

  • Share

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës. Për shumë arsye, kjo ndeshje është më shumë se futboll dhe për këtë janë marrë masa të forta nga organizatorët që gjithçka të shkojë siç duhet.

Nëse i kthehemi përballjes së fundit në Serbi mes dy skuadrave, kujtimet nuk janë aq të mira. Ishte 14 tetori i 2014, pikërisht 11 vite më parë kur në stadiumin e Partizanit të Beogradit ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pas 42 minutave për të mos nisur kurrë.

Droni që fluturoi mbi stadium me simbolet e Shqipërisë 'tërboi' huliganët serbë, të cilët shkatërruan rrethimin dhe u futën në fushë duke dhunuar dhe u përleshur me futbollistët tanë.

Më tej nuk kishte vend për sport dhe anglezi Martin Atkinson ndërpreu sfidën, teksa në fund CAS në Lozanë i dha të drejtë Shqipërisë për fitoren 0-3 në tavolinë dhe tri pikët shumë me vlerë që dërguan Kombëtaren për herë të parë në fazën finale të një Evropiani, atë të Francës 2016.

Mirëpo, FIFA dhe UEFA e kanë 'fshirë' këtë rezultat, pasi në statistikat zyrtare fitorja e Shqipërisë edhe pse jashtë fushe, nuk ekziston. Sipas organizmave të futbollit, dy skuadrat janë ndeshur shtatë herë, me pesë fitore të Serbisë (edhe si Jugosllavi), si edhe dy barazime. 15 gola ka shënuar Serbia në këto përballje, kundrejt katër të tanëve.

Mbase ka ardhur koha që Shqipëria t'i mposhtë edhe në fushë serbët, pse jo në shtëpinë e tyre, për ëndrrën e Botërorit. Dueli i fundit mes tyre në 'Air Albania' i zhvilluar në datën 7 qershor 2025 përfundoi 0-0, ku kujtojmë se Shqipëria gaboi penalltinë me Rey Manaj.

Faximile nga faqja e UEFA-s

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?