Euro 2024/ Incidentet nga tifozët në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, UEFA gjobit FSHF-në me 47 500 euro

23 Qershor, 14:25| Përditesimi: 23 Qershor, 16:21

  • Share

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë sërish Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 47,500 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Kroacisë, e luajtur në stadiumin e Hamburgut më 19 qershor 2024.

Penalizimi financiar ka ardhur sërish nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Tifozët e Kroacisë dhe ata të Shqipërisë dyshohen se brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni serbët” gjatë ndeshjes mes kombëtareve të tyre në Hamburg, ndërsa Serbia kërcënoi se do të tërhiqet nga Euro 2024, nëse UEFA nuk i dënon federatën kroate dhe atë shqiptare.

UEFA nisi një hetim edhe kundër sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku, për “sjellje të pahijshme” pas barazimit të kuqezinjve kundër Kroacisë, në Hamburg.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

FSHF u bën apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ruzhdi: 24/06/2024 09:55

    Po shqiperine e denojne edh kur e ben shqiponjen, ani edhe pse flamuri shqiptar eshte me shqiponje dhe i njohur nga gjith bota, te gjithe lojtaret serb quan tre gishta dhe te gjithe tifozet shfaqen kercenime dhe mesazhe te urrejtjes ndaj shqiptarve, por FSHF nuk beri asnje reagim dhe asnje kercenim te largimit te saj nga euro. Edhe FSHF ka organizuar nje mini kampionat me serbine, kjo eshte per turp.

    Përgjigju
  • Arben: 23/06/2024 14:43

    Duhet qe ne shqiptaret se bashku t'ia paguajme gjoben kombetares! Ata na bejne krenare ne shqiptareve kur shajne serbet! Nuk harrojme ne qe ca bene serbet ne 2014 kur Ballist Morina ngriti me dron flamurin tone. Bravo per shqiptaret e turp per serbet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?