Në zemër të Dibrës, në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, ndodhet fshati Vleshë. Përveç natyrës së paprekur, ky vend ruan një thesar të çmuar, burimin kurativ të njohur si “Uji i Ftohtë”, ku prej dekadash njerëzit vijnë për të kërkuar shërim.
Nga ky burim rrjedh ujë akull i pastër, i pasur me minerale, që sipas banorëve e vizitorëve ka veti të veçanta për shëndetin, sidomos për ata që vuajnë nga reumatizma.
Shumë vizitorë qëndrojnë për javë të tëra, por mungesa e hoteleve dhe shërbimeve i detyron të strehohen diku afër ose të bëjnë rrugën çdo ditë. Megjithatë, banorët dhe klerikët e fshatit nuk dëshirojnë investime.
Rruga drejt burimit është sfiduese. Shumë makina nuk e përballojnë terrenin, ndaj vizitorët detyrohen të ecin në këmbë. Ngjitja nuk është e lehtë.
"Çdo vizitor këtu ka një histori për të treguar. Shumë thonë se shëndeti i tyre është përmirësuar falë këtij uji. "
Dhe nga Peshkopia, Kukësi, Shkodra, Fieri deri në Kosovë, Maqedoni e Veriut e jug të Shqipërisë, askush që e ka vizituar një herë, nuk ka hequr dorë së rikthyeri.
Nën hijen madhështore të Malit të Korabit, Dibra ruan mbi 30 monumente natyrore, por “Uji i Ftohtë” i Vleshës mbetet një nga pasuritë më të çmuara, aty ku natyra shëron trupin dhe shpirtin.
Komente

Nje hotel i vogel dhe mund te ngrihet afer,por vetem nje ama,rruga duhet bere,por dhe tualete portative duhen vendosur nga bashkia,se ku e clirojne veten gjithe ata njerez,gjithashtu e ndonje kazan plehrash.Mbi te gjitha mendoj qe paresor eshte sistemimi i atyre ujerave.Ndoshta duhet germuar pak sa te krijohet nje si basen i vogel ku te grumbullohet uji i burimit dhe ndonje tabele informuese.Duke pare videon,nuk te duket se ke te besh me nje burim kurativ,por thjesht per njerez qe kane dale piknik e po freskohen ne nje burim te zakonshem.Burimi mund te jete i famshem per banoret e zones e perreth,por nuk ka famen e burimeve te tjera si Benja,Elbasani,Syri i Kalter,etj,prandaj duhet ndonje tabele.
PërgjigjuKur degjon vizitoret per mungese hirwlesh jo vetem kwtu por ne mbare qarkun e Dibres me natyre spetakolare dhe me burime te medha kurative te shkon mendja tek ata mihera dibran punetor dhe nikoqir duhet te investojne ne vendlindjen e tyre dhe duke u ndihmuar pa theter nga shteti
PërgjigjuTURISTET SDUAN HOTELE DUAN NJE RRUGE DHE AQ, HOTELET I DUAN HALABAKET QE TE BEJNE HOTELE DHE TE PRISHIN NATYREN