Sociale

'Uji i ftohtë', burimi kurativ në Dibër tërheq qindra vizitorë! Turistët duan hotele, banorët rrugë

17 Gusht, 09:06| Përditesimi: 17 Gusht, 10:36

  • Share

Në zemër të Dibrës, në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, ndodhet fshati Vleshë. Përveç natyrës së paprekur, ky vend ruan një thesar të çmuar, burimin kurativ të njohur si “Uji i Ftohtë”, ku prej dekadash njerëzit vijnë për të kërkuar shërim.

Nga ky burim rrjedh ujë akull i pastër, i pasur me minerale, që sipas banorëve e vizitorëve ka veti të veçanta për shëndetin, sidomos për ata që vuajnë nga reumatizma.

Shumë vizitorë qëndrojnë për javë të tëra, por mungesa e hoteleve dhe shërbimeve i detyron të strehohen diku afër ose të bëjnë rrugën çdo ditë. Megjithatë, banorët  dhe klerikët e fshatit nuk dëshirojnë investime. 

Rruga drejt burimit është sfiduese. Shumë makina nuk e përballojnë terrenin, ndaj vizitorët detyrohen të ecin në këmbë. Ngjitja nuk është e lehtë. 

"Çdo vizitor këtu ka një histori për të treguar. Shumë thonë se shëndeti i tyre është përmirësuar falë këtij uji. "

Dhe nga Peshkopia, Kukësi, Shkodra, Fieri deri në Kosovë, Maqedoni e Veriut e jug të Shqipërisë, askush që e ka vizituar një herë, nuk ka hequr dorë së rikthyeri. 

Nën hijen madhështore të Malit të Korabit, Dibra ruan mbi 30 monumente natyrore, por “Uji i Ftohtë” i Vleshës mbetet një nga pasuritë më të çmuara, aty ku natyra shëron trupin dhe shpirtin.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 17/08/2025 09:56

    Kur degjon vizitoret per mungese hirwlesh jo vetem kwtu por ne mbare qarkun e Dibres me natyre spetakolare dhe me burime te medha kurative te shkon mendja tek ata mihera dibran punetor dhe nikoqir duhet te investojne ne vendlindjen e tyre dhe duke u ndihmuar pa theter nga shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimi Trump-Putin do të sjellë paqen në Ukrainë?