Banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë u përballën të premten me një situatë të pazakontë me ujin i cili erdhi në rubinet i ndotur dhe me baltë. Pas denoncimit, Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës nisi hetimet duke marrë edhe një deklarim nga Dorjan Korbeci, drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, në Ujsjellës Kanalizime Tirane.
Zyrtari i Ujësjellësit sqaroi se në rrugën “Shaban Karaj”, u dëmtua linja e furnizimit me ujë si pasojë e amortizimit duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira. Është ndërhyrë në tubacione, dhe pas disa orësh uji të turbullt me ngjyrë te kuqe, situata i është rikthyer normalitetit.
‘Sot, më datë 11.04.2025, pas informacioneve të marra nga burime të hapura (rrjetet sociale) lidhur me një problematikë të ndotjes së ujit në disa zona të qytetit të Tiranës, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë kryer veprime hetimore dhe procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. Në vijim të sa më sipër, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, nga ku dyshohet se ka ndodhur çarja e tubacionit të nëndheshëm të ujit. Gjithashtu, i është marrë deklarim si person që ka dijeni shtetasit Dorjan Korbeci, me detyrë Drejtor i Departamentit të Prodhimit dhe Shpërndarjes, i cili ka sqaruar se, në rrugën “Shaban Karaj”, si pasojë e amortizimit, është dëmtuar linja e furnizimit me ujë, duke sjellë si pasojë furnizim me turbullira.
Deputeti i PS Erion Braçe, ka ngritur një shqetësim të banorëve të njësisë 5 lidhur me furnizimin me ujë, i cili ka qenë jo i pastër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ka pasur një defekt në tek stacioni i ujësjellësit, gjë e cila më pas është riparuar. Braçe thotë se banorët që janë me depozita duhet që të bëjnë pastrimin e plotë të tyre.
‘E di që kemi pasur problemin e madhe të furnizimit me ujë sot, e di që uji në gjithë zonën e njësisë numër 5 përfshirë komunën e Partisit lagjet e poshtme dhe Tiranën e re ka qenë thuajse me dhe. Ka qenë një defekt shumë i rëndë në dalje të nënstacionit apo tek stacioni tek lana bregasi. Furnizimi i pasdites pas eleminimit të defektit në tubacione ka qenë me ujë të pastër. Do duhet që banorët që janë me depozita të bëjnë pastrimin e plotë të depozitave dhe ata që janë pa depozita të mbajnë rubinetat hapur që të fillojë që të rrjedhë uji i pastër, kërkojmë ndjesë por janë probleme që ndodhin. Ujësjellësi e ka riparuar në kohë rekord defektin. Duhet që të pastrojmë depozitat ose të mbajmë rubinetat hapur për ata që marrin furnizimin drejtpërdrejt nga rrjeti’, tha ai.
Komente

Tirana e depozitave dhe tubacioneve te viteve 60. O Lali sa peme mbille?
Përgjigju