Sociale

Uji i Tragjasit, banorët kallëzim penal ndaj AKUK! Manipuloi shifrat për prurjet në burim

5 Shtator, 16:47| Përditesimi: 5 Shtator, 16:54

  • Share

Banorët e Tragjasit vazhdojnë të kundërshtojnë projektin e qeverisë për ndërtimin e ujësjellësit të ri për Dhërmiun e Palasën, që e merr ujin në vendburimin e Izvorit. Avokatët e banorëve, deklaruan sot se do të bëjnë kallëzim penal ndaj AKUK pasi niveli real i prurjeve në burim është shumë më i ulët se shifrat e deklaruara në letrat zyrtare.

“Do të bejme kallëzim penal për inxhinierët që kanë manipuluar matjet e burimit të Izvorit. Ne kërkojmë që matjet të bëhen në prezencë të mediave, përfaqësuesve të qeverisë dhe banorëve, specialisteve tef ushes, për të dalë shifrat reale”, thane avokatet e banoreve, Suela Kongjoni dhe Genci Pula.

Sipas avokatëve, projekti synon të marrë mbi 200 litra ujë në sekond për resortet e jugut, ndërsa prurjet aktuale sipas tyre janë vetëm rreth 500 litra ujësekondë, gjë që rrezikon furnizimin e banorëve.

Dy ditë më parë, gjatë prezantimit të Operatorit Kombëtar të Ujit, kryeministri tha se Burimet ujore janë pasuri e gjithe vendit dhe jo vetëm të atyre që banojnë afër. Ndërsa zv/kryeministrja Belinda balluku ka deklaruar se qeveria po përpiqet të bindë banorët se burimi i Tragjasit ka kapacitet të mjaftueshëm për furnizimin e tyre me ujë dhe të pushuesve në bregdetin e Dhërmiut e Palasës.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tragjas: 05/09/2025 18:33

    Krejt kjo medyshje e banoreve eshte komplet e pa arsyeshme, sepse ka uj te mjaftueshem edhe per Tragjasin, Vloren dhe Dhermiun perfshire Orikumin. ta zeme 500 l/sek nese i ka burimi jane te mjaftueshme Per nje qytet me 250 000 banore, sipas standardece te BE, 140l/ dite per nje banore. Prandaj nga kjo “proteste” perfituesit e vetem do jene Avokatet qe me sa duket jane edhe nxiteait kryesore te kesaj ceshtje per perfutime te tyre. Ekperti privat ka mashtruar dhe ka mashtruar me shifra, sepse sipas te dhenave shkencore aty ka uje minimalisht per nje qytet 500.000 banore.

    Përgjigju
  • Arben: 05/09/2025 17:11

    Kallzimi duhet bere drejtorine e hidroligjise te sherbimit gjeologjik shqipta i cili eshte pergjegjes per minitorimin e burimeve ujore, si ne kete rast, ku ne 22 korrik e ka nxjerre matjen 1270 l/sek, ku ne 31 korrik ekspert privat e ka nxjerre 528 l/sek, diference e madhe, nderkohe ne projekt thuhet qe prurjet minimale jane 700 l/sek. Nje pasaktesi eshte tek sasia e ujit qe duan te marrin, eshte 290 l/sek dhe jo 200 si thuhet ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?