Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report Tv se fatkeqësisht SHBA-të nuk po i gjenden Ukrainës pranë, ndërsa e morën në patronazh kur e demilitarizuan nga armët bërthamore.
Takimi i sotëm sipas tij, tregon se presidenti rus Vladimir Putin del më i favorizuar dhe Rusia nuk do tërhiqet pa marrë territore nga Ukraina.
“Por fatkeqësisht tani SHBA-të nuk po i përgjigjen Ukrainës në momentin e saj të vështirë. Duhet theksuar se presidentët amerikane janë treguar të butë ndaj Rusisë dhe Putinit, me një gjysmë ndihmë ndaj tyre, që të pushtohet Ukraina dhe Krimea, teksa ukrainasve u duhet të luftojë vetë. Rusia nuk tërhiqet pa territore”, u shpreh ai.
Gjithashtu bëri edhe një analizë të frontit të luftimeve muajt e fundit, ku rusët kanë përparuar ndjeshëm. Dhe duket se zgjidhja e vetme për çlirimin e Ukrainës mbetet lufta.
“Çdo ditë që kalon përfiton Putin, sepse ai po fiton territor nga lufta aktualisht, po përparon. Pra nëse marrëveshja bëhet pas një viti, do të thotë se do të ketë pushtuar shumë sipërfaqe. Aktualisht ka 114 mijë kilometra katrorë, apo sa 5 herë Shqipëria. Pra do të jetë më e vështirë më vonë dhe nuk do të ketë zgjidhje tjetër veç luftës”, u shpreh Spahiu për Report Tv.
Por kush i vuan pasojat e luftës në Ukrainë? Juristi shprehet se i vuan Europa dhe BE-ja.
“Kush i vuan pasojat e luftës në Ukrainë? Sigurisht që Europa dhe jo SHBA-të. Nëse lufta vazhdon, kjo do krijojë probleme të mëdha edhe për shtetet europiane. Aktualisht edhe Gjermania është lëkundur, sondazhet tregojnë avantazh për partitë ekstremiste apo atë naziste, drejt ekstremeve. Kështu po ndodh në Francë, Austri, po mbështeten ekstremet, qeveritë e spektrit të djathtë. Vetëm në Gjermani ka 1,5 mln ukrainas, taksat e gjermanëve dhe fondet që jepen. Pra gjithë Europa është e trishtuar dhe ka krisje mes BE dhe SHBA-ve, ndaj janë të dyzuar nëse shkon atje si mik i BE apo i Putinit”, argumentoi ai.
Lajmi kryesor:
Spahiu për Report Tv: Trump premtoi 'Amerikën e Madhe', por nëse ndahet Ukraina, bëhet 'Rusia e Madhe'!
A.Q/r.k./ReportTv.al
