Sociale

Ulen temperaturat, malësia e Krujës dhe Dibrës zbardhet nga dëbora! Nuk ka probleme me qarkullimin (VIDEO)

3 Tetor, 07:51| Përditesimi: 3 Tetor, 08:51

  • Share

Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme. Ditët me diell ia kanë lënë vendin reshjeve të shiut e dëborës dhe temperaturave të ulëta.

Ashtu si në disa zona malore në verilindje të vendit edhe Malësia e Krujës është zgjuar sot nën petkun e bardhë të dëborës.

Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës në lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit ka bërë që trashësia e saj në disa fshatra si Shkreta, Bruz Mali apo Qafshtama të shkojë në disa centimetra.

Edhe Malësia e Dibrës dhe Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Trashësia në zonat e larta si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës kalon mbi 20 cm.

Aktualisht nuk raportohet për bllokime të qarkullimit, megjithatë drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe prezencës së dëborës.

lajm ne perditesim...

Ora 08:31
Malësia e Dibrës dhe Bulqizës nën petkun e dëborës! Trashësia arrin deri në 20 cm

 

Reshjet e borës kanë përfshirë pjesën më të madhe të teritorit të Bashkisë Dibër dhe Bulqizë.

Gjatë natës dëbora ka zbritur deri në 700 m mbi nivelin e detit deri në afërsi të qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës.

Trashësia në zonat e larta si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës arrin mbi 20 cm, ndërkohë temperaturat kanë zbritur në 1°C në qytet, ndërsa në Lurë -5°C.

Sa u përket akseve rrugore nuk raportohen probleme të qarkullimit të automjeteve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?