650 foshnje kanë ardhur në jete në maternitetin e Vlorës nga Janari deri më Tetor, ose ndryshe 30 më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Po të krahasojmë si 10 mujor ka një ulje prej 30 lindjesh. Këtë vit kemi
“650 lindje, ndërsa një vit më parë kishim 680 lindje, afërsisht 30 lindje më pak”, tha Harilla Thanasko, shef i Shërbimit të Maternitetit në Vlorë.
A është pandemia shkaku i uljes së lindshmërisë?
Shefi i maternitetit të Vlorës, thotë se ende nuk ka studime të sakta për ndikimin e pandemisë, por një gjë është e sigurt se Covid-19 ka sjelle uljen e lindjeve të planifikuara me operacion.
"Gjatë këtij 10 mujori, sigurisht si në gjithë institucionet e tjera pandemia ka dhënë ndikim edhe në maternitetin e Vlorë. Më tepër në numrin e operacioneve të planifikuara se sa në numrin e lindjeve. Ne kishim pezulluar operacionet e planifikuara që të mos krijohet fluks i madh, dhe gjatë kësaj kohe janë kryer lindje natyrale. Në operacion kanë hyrë vetëm rastet urgjence me hemorragji, etj", theksoi mjeku.
Rënia e lindshmërisë prej 2 dekadash është tashmë një plagë sociale, që nuk po gjen kurim pas me bonusin e bebes që vendosi qeveria.
"Po të krahashosh përpara '97 kemi pasur deri në 3 mijë lindje në vit. Ndërsa tashmë kanë rënë ndjeshëm. Shkaqet ekonomike janë kryesorja, por ndoshta ndikon edhe fakti se çiftet e reja bëjnë planifikim për të pasur dy fëmijë", tha Harilla Thanasko, shef i Maternitetit të Vlorës
Vdekshmëri amtare, thotë Thanasko është zero, ndërsa vdekshmëria foshnjore në shifra të ulëta.