Ulja e tarifës së fluturimeve, eksperti Vathi: Arritje e mirë, por s'do ketë efekt të menjëhershëm! 70% e rezervimeve për turizmin në pranverë janë anuluar për shkak të luftës në Ukrainë

15 Prill 2022, 19:49| Përditesimi: 15 Prill 2022, 20:03

  • Share

Udhëtimet nga aeroporti i Rinasit do të kushtojnë më pak për qytetarët. Prej 2014 të gjithë udhëtarët kanë paguar në biletën e tyre për të dalë jashtë vendit 10 euro, ndërsa tani kjo tarifë do të jetë vetëm 1 euro. Përfaqësuesi i turo-peratorëve, Besnik Vathi thotë se kjo është një arritje e mirë, por efekti nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi nuk ndodhemi në një situate me kushte normale, sepse ndikohemi nga pandemia e lufta në Ukrainë.

I ftuar në emisioni 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i turizmit tha se pavarësisht uljes së ndjeshme të tarifës, rritja e çmimit të karburantit, do të ndikojë, ndërsa efektet e uljes së tarifës nuk dihet se di do të jenë në këto kushte jo normale.

'Është një lobim i gjatë prej më shumë se 15 vitesh për të hequr këtë taksa, taksa e kalimit të kufrit vetë ulja nga 10 euro në 1 është arritje e mirë që do të stimulojë, sidomos në kushte normale dhe do të ketë efekte të ndjeshme në rritjen e trafikut ajror. Unë mendoj se do të ketë efekt të ndjeshëm, por nuk besoj se do të jetë e i menjëhershëm, pasi në këtë situatë nga pasoja e luftës, ndryshimi i çmimit të karburanteve ka bërë që të jenë rritur çmimet e trafikut ajror. Pavarësisht se kjo ulje është e ndjeshme, rritja e çmimit për pasojë të karburanteve është shumë më e madhe, në situata normale do të kishte efekt të mëdha, por në këtë situatë nuk dihet si do të jetë efekti. Nuk dihet si do të jetë pas 10-20 vitesh.''- tha Vathi.

Lufta në Ukrainë, sipas ekspertit, ka goditur edhe sektorin e turizmit, ku sipas Vathit ka pasur shumë anulime të prenotimeve. Për turizmin e pranverës, ka pasur anulime deri në 70% të prenotime, u shpreh Vathi.

'Vetë lufta në Ukrainë pati disa pasoja, së pari në heqjen e numrit të turistëve që vinin nga Ukraina, Rusia apo Bjellorusia që i pakësohen totalit të turistëve që hyjnë në Shqipëri. pasojë e dytë është vetë frika apo dëmi psikologjik që sjell në vendet rrotull Ukrainës apo më tej në Evropë, pasi është vështirë të marrësh vendime për prenotime pushimesh në një kohë kur kaq një luftë afër vendeve të tyre. Një pasojë  e tretë është rritja e çmimit të karburantit që është pasojë e luftës të gjitha këto efekte do të ndihen në turizmin shqiptar. Ka pasur anulime të prenotimeve, në masën 70% për turizmin e  pranverës. Me shpërthimin e luftës pati anulime të ndjeshme. Stabilizimi i situatës në Ukrainë ndoshta ka sjellë më shumë interesim për rifillimin e turizmit të plazheve.'- u shpreh Vathi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?