Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ka një padurim të bluzave të bardha për të bërë vaksinën anti-COVID duke treguar se rreziku nga virusi është tepër i madh dhe real. Ai tha se vetë do e bëjë vaksinë pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi ai e ka kaluar COVID-19 në nëntor dhe nuk është më i rrezikuar sa mjekët dhe infermierët që janë në vijë të parë të luftës me virusin.
"Meqë e kam kaluar COVID-19 do e shtyjë vaksinimin tim pasi të kenë përfunduar bluzat e bardha. Unë e kam kaluar në nëntor dhe nuk janë në rrezik, prioritet ka personeli që nuk e kaluar virusin. Mund të them se mjekët mezi presin që të vaksinohen", tha Ulqinaku.
Lajmi kryesor:
'Repolitix'/ Rakacolli: Në 2 ditë u vaksinuan 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, s'kanë shfaqur efekte anësore! Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen
//ReportTv.al