Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për mikun trafikant, ndaj s’e duan vettingun në politikë (VIDEO)

23 Dhjetor 2018, 10:04| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 14:35

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me projektin te Unaza e Re. Lideri i PD shprehet përmes një statusi në Tëitter se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.

“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë” shprehet Basha, që e shoqëron statusin me akuzat me një video, ku sipas tij tregon ndryshimin e projektit.

Sipas Partisë Demokratike në sistemin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, rezulton se është dhënë leje ndërtimi për zonën TR/228, që sipas PD është zona ku biznesmeni Edmond Bego do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 milionë euro (lexo këtu).

Ndryshimi i projektit dhe zhvendosja e Lanës për Begon, tha Basha mbrëmë (lexo këtu) bëri që të preken banesat e qytetarëve. Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama do mbajë përgjegjësi ligjore, ndërsa paralajmëroi se kur PD të vijë në pushtet do anulojë koncesionet.

Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës akuzon kryetarin e opozitës se i ka dhënë leje vetes kur ishte kryetar bashkie për ndërtimin e katit të 13-të te apartamenti ku banon, në konflikt të hapur interesi (lexo këtu).

Dy ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Basha nuk ka paguar as taksat për shtesën që ka bërë mbi pallat, ndërsa paralajmëroi se nesër do t'i shkojë gjoba, por edhe vendimi për prishjen e shtesës (lexo këtu). Lulzim Basha u mundua të shfajësohej se kishte marrë miratimin, por dje u zbulua se ILDKP-ja e kishte informuar Bashën që në 2014 se leja e ndërtimit dhënë vetes është në konflikt interesi (lexo këtu).

Komento

Komente

  • kasem gahinji: 24/12/2018 11:28

    nuk kam info per kete ceshtje,por shoh ne kete vidjo se gjithecka behet per te provokuar njerezit.sa me shume te vine ne proteste,edhe psenuk preken.sipas meje,duhet te kete ndonje projekt per reabilitimin e lanes dhe ketu abuzohet per te mashtruar.nuk ka asnje arsye,nevoje qe te behet ky spostim qe rekomandohet.ndersa sistemimi i shtratit te lanes ne te dy krahet eshte domosdoshmeri,dhe ne interes te te gjithe zones..a mund te preken njerez?nuk e di,por sigurisht ata qe kane ndertuar mbi shtrat,po ne brigje,duhet te largohen,duke gjukuar rast pas rasti sipas lgjit me demshperblime per objektet e legalizuara dhe masat e tjera sociale.per mua ky spostim qe jepet eshte manipulim.ka edhe nje aspekt ligjor:-perhapja,publikimi,fallsifikimi per qellime te caktuara,aq me teper per situata destabilizuese denohet me ligj.eshte bere mode kjo metode ne emer te lirise se shprehjesne demokraci.por kur lirija e ketij kallepi manipulatoresh shkel ligjet,te drejtat e te tjereve,atehere nuk eshte me demokraci,eshte anarki.anarkia eshte karakteristike e forcave ekstremiste fashiste dhe majtiste.demokracia eshte shtet ligjor.duhet te veproje shteti ligjor,jo ndaj viktimave,por ndaj manipulatoreve te tyre.keta po behen te padurueshem .vete te prekurit,viktimat,duhetqe prerazi te distancohen prej manipulatoreve.pastaj voten ta japin ku te duan,pa e shitur per nje aifon,thes miell apo lope.

    Përgjigju
  • Bdbdhd: 24/12/2018 08:26

    Sa jam kurioz te di cfare lidhje ka Unaza e re me Lumin Lana o Lulzim Basha

    Përgjigju
    • dada: 24/12/2018 09:45

      Spostimi sipas bashes , edhe sikur te spostohet do fitojne disa te tjere por do humbin disa te tjere. jeshtu eshet barazim

  • Lexues: 23/12/2018 10:43

    Mos u lodh kot...tani te gjithe e dime se te gjithe ju jeni nje mu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?