Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me një familje të 'Astirit' në banesat sociale të Shkozës

Kronikë
Top 24

'Unaza e Re', Veliaj-Metës: Zhgënjim nëse shkojmë nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë, mos saboto Tiranën

3 Shkurt 2019, 17:04| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 18:52

  • Share

Pas kryeministrit, Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së sotme nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Nëpërmjet disa reagimeve në rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra. “Te Unaza e Re: Shpronësim 100%. Kompanitë hileqare në arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen”, shkruan Veliaj në një prej reagimeve të tij. 

Reagimi i Veliajt
 

Më tej, ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën. “Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike. Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”, shkruan Veliaj në një tjetër reagim.

Komento

Komente

  • Konak: 05/02/2019 15:59

    S'kam pas asnje here ne mend ,te komentoj ,per punen, apo sjelliet e tua.Mirpo dicka mu kujtua.- Para disa vjetesh- ju kam par , me duar te llangosura me boje,duke perlier muret,pllakat, e ndonje beze te tendosur nga shoket e tu ,ku leje mesazhet e tua; me pellembet e hapura e te tendosura ,ku ndonjeher ngjiteshin per muresh ,e ndonjehere, ja drejtoje kamers;sigurisht drejtuar popullit.Ju e vazhdnit kete ritual pothuaj se per ditete shoqeruar me slloganin~Miaft~. Atehere nuk e kuptuam mesazi tuaj ,por tani ju kuptojme ty dhe ustallaret e tu. Ju duhet te dini se :Kush i ben varrin sokut,bie vet ne te.

    Përgjigju
  • Lindur ne Tirone: 05/02/2019 03:49

    FORMULA E VELISE RUGE = ME VRASJEN E QYTETAREVE

    Përgjigju
  • Tefa: 03/02/2019 17:20

    Vete e zgjodhi edi Te pakten nishani nuk wr hajdut Se.im ka bllokun ne dore Nuk ngopet kollaj ai monster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?