Report Tv ka zbardhur përgjimet mes të arrestuarve nga operacioni antidrogë në Elbasan, ndërsa Gjykata e Elbasanit la dje në burg 16 nga 27 personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “First Day”.
Ata akuzohen për shitje droge në doza të vogla, ndërsa gjatë operacionit u kapën vetëm shpërndarësit dhe jo “kokat” e narkotrafikut.
Në një bisedë midis dy personash, zbardhen detaje të negociatave për shitjen e lendës narkotike e ndarë në doza.
Shitësi (H) përpiqet që të bind blerësin (B) për cilësinë e produktit dhe nëse nuk i përlqen pasi ta provojë mund t'i kthejë edhe lekët.
Një tjetër bisedë e përgjuar mes disa personave flitet me kode: 'Nuk e pi me hunde un e du per bidon', ndërsa përmendet çmimi prej 35 mijë lekësh për shitjen e lëndës narkotike.
Po ashtu, në një tjetër fragment përgjimesh zbulohet biseda mes personit (E) dhe një tjetri (A), ku diskutohet çmimi prej 40 mijë lekë dhe kujdesi për vendin e takimit për shkak të pranisë së kamerave.
'Hajd dalim ktej matanë se ka kamera aty'.
Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day”, zhvilluar më 8 shtator, policia tha se janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, pistoleta, peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani të kontrabanduara, laptopë, tableta, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollarë e franga zvicerane. Aksioni për trafikimin e lëndëve narkotike është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan.
Për të goditur këtë grup të shpërndarjes së drogës në të gjthë qarkun e Elbasanit, ishin infiltruar edhe agjentë të policisë.
Pjesë nga përgjimet:
Agjenti B
Agjenti B
B: He lali?
H: Hajt nje second ktu matane. Une aty nuk kam gati se e kam larg ate po kam ato te ndamet e mia, kam dy zero katershe dhe nje zero dyshe. Sa do ti lale?
B: Sa do me japesh?
H: Sa te duash ti o vlla, sa te dush. Sa do ti?
B: Bjer një njishe.
H: Ore sa lekk ke un do te ta jap ty. Une e shes me shtatedhjet e pese mij lek minimalja ashtu po ua jap te gjithve ti bjeri sa te kesh me jep nji persedhjeteshe vari lesht.
B: E bone vec?
H: Po provoje, po sboni te jap leket mbrapsht.
B: Ca leksh thu o burr.
H: Une po bej gjith ate rrezik e tridhjete e pese mije mu mban njishja.
B: Ore e marr vesh, prit na.
H: Jo or nuk du ma, rri iher ska kuptim do ikesh ta marresh ke tjetri pastaj 80-100 mije lek. Ti mere provoje ste perlqen nuk vjen ma.
B: Pse vlla kur kam ktu un pse duhet me ik te te tjeret?
H: Degjo vlla dy te medhoja un I marr nga tridhjete gjashtedhjete. Tani un do te ta jap se do te ta jap.
B: Rrofsh.
H: E di ca do besh ti, tpakten kur merr njishe me jep gjashtedhjete kur merr dy ose tre ta jap une me cmim.
B: Ok flasim prape dakort.
H: Degjo se kur kam njerez neper kam skam ca tbaj ste sherbej dot.
B: E marr vesh e lali e marr.
H: Tjeter puna berberit.
B: E marr vesh e lal hajt.
H: Do iki une I para most e na shofi njeri.
B: Ok ik ti.
H: Ej shife ca arome ka, ej degjo ktu edhe iher tjeter I kam bo bashke dy zero katershe, mall I mire pa perzi. Kur te marresh njishe do me japesh tpkaten gjashtedhjete.
B: Do te marr dyshe
H: Me dyshe do mjapesh njeqind ose nentedhjete a nentedhjete e pese.
B: Njeqind do e leme.
H: Pastaj po u bone per peseshe ta jap me dyqind e pesembedhjete ose dyqind e njezete.
B: Ok flasim ciao.
Agjenti B
B: Ca bane e bab?.
H: Ja e lal verdalle ca do bajm.
B: Na tridhjete e pes eke vetem te jete e mire.
H: Ti e do per bidon?.
B: Po.
H: E di si eshte ajo. Nuk gjen me te mire.
B: Po per oret e vona si I bahet?
H: Po hajde e mer kur te dush.
B: Me thane qe eshte I mire ky q eke ti.
H: Me te mire ske per teg jet.
B: E mir lali shnet, shifena.
Agjenti B
B: Ha re o zotni.
H: Hajde ktej.
B: Ej eshte naj cike i mire?
H: Une per tmire e mbaj por do te rregulloj neser nje tjeter ma te mire.
B: Po ajo tjetra qysh asht?
H: Degjo ktu, kte e kam nda me sy se ma kishin marre peshoren, po ktu 3.2 (tre pike dy), 3.3 (tre pike tre) gram ke.
B: Ok na merri leket.
H: Sa jane?
B: Numeroi. Me sa do ma lesh ate tjetrin?
H: Po more ma shume ta ulim po me kaq skam ca te them.
B: Do mar nga 5(pese) iher ne tre dite.
H: Po more iher ne tre dite ta ul me 40(dyzete).
B: Po most e jete e keqe se e du per bidon.
H: Per bidon ka dal super, ktu ne Elbasan eshte heq kjo.
B: Ik pra lali se ngjohena?
Agjenti E
E: A eshte e mire lali?
A: Eshte me I miri nqs do me dit.
E: Nuk e pi me hunde un e du per bidon.
A: Per bidon e ke super fare.
E: po pate naj numer ma jep most vi verdalle.
A: Futja nje vize me hunde provoje po me bidon do te pelqeje shume fare.
E: Mire lale rrofsh vetem te jete per bidon.
A: Na fute me naj qese pakete, provoje e shife.
Agjenti E
E: He mor ca ben si tkam? A eshte si ajo e para?
A: Provoje la
E: He
A: Hajd dalim ktej matane se ka kamera aty.
E: He ore ketu se po mpret irob. A eshte e mire si ajo e para?
A: Sa lek jane?
E: Dyzet.
A: Provoje dhe me thuaj.
E: Ok hajt se folim.
Agjenti I
A: Zero pik dy do?
I: Na merri vetem te jete e mire.
A: Po leket I ke?
I:jam me gjith nje cun tjeter do mjapesh ca me vete, mos ke naj gja t’bame gati.
A: Te shof a kam.
I: Ika ngjohemi mire. ika e lal kalofsh mire.
A: OK, shnet.
Agjenti A
A: ca bone, mallin e ke shume te mire, ma bej nje te madhe kam 35 mije leke.
E: Sa ke?
A: 35.
E: Vetem kujdes gjithmone kur vjen.
A: pa merak tek pull, hyra direct knej une, sic me the erdha.
E: na pra.
A: mos e vrit menjen.
Agjent A
A: Hajde mo zemra ime hajde.
H: Se mos ka kamer?
A: Ku ka kamer ktu, ve karburantett tuaja.
H: Ja ta jap kshu.
A: He mo ska gje.
H: Ktu ktu ktu.
A: He mo mir jemi, erresire.
H: Merre ktu, ktu, e provon vet mbrapa.
A: Merri lekt e ik nga mbrapa mos biem ne sy, pastaj sa me shum te ruhesh aq me keq eshte.
H: Jo jo, jane gjitheandej ktu.
A: Ca ke bo si ke qene ti?
H: Mire si ke qene?
A: Ja kshu, ka lezet te punoje robi.
H: Vec kujdes mos fol.
A: Do hajme buke o plako.
H: Ika ika, mall e ke mall tmir.
A: Djemt punetore nuk e rrujne fare, apo jo? Ne rregull? Futi ne xhep ato, hajt mirupafshim.
H: Dale te kaloje kjo.
A: Mos ke merak, rri I qete se jam une pergjegjes per kete pune tani.
H: Vetem aman kujdes se me mall rruges. Ik ik ik.
Agjenti E
E: Ej na ik, na sill dy.
A: Sme the me telefon ime ca do.
E: Merr pra dy njezetshe tkuqe pra.
A: ok.
E: Ik merr dy njezetshe tmira nga ato, se mthan ke fut mall tmire prandaj po them.
A: Mall qe se ke provu.
E: A eshte I mire? E ke provu vete? A eshte ai si shkemb?
A: Ja do e shohesh.
E: Ej merri icik te mira o la.
A: Po ha ca thu.
E: Ik.
A: Nje solla.
E: Kte e ke provu vete? Eshte e mire?
A: Po ca thu o lal se une e pi me hund jo kshu.
E: Ok. Ika la, rrofsh.
Oficeri P
P: Ec re se do iki une.
J: Ja kjo eshte.
P: mir pra se po mpret poshte, do vi tmarr prap ore.
P: Eshte noj cike e mir tpaktn?
J: ik se e ke pa merak, pse ca jam une ore.
P: Ika lal, mir te rri pa merak, hajt.
Agjenti A
A: Ej mi bo vec e vec, ke dyzet.
F: Ta fus te gjithe me nje vend.
A: Mir fute te gjithe me nje vend, vec beje te mire e di vet ti.
F: Ta dhashe te gjithen shoku jot, eshte zero pike 6 a zero pike pese.
A: Si ajo qe me dhe ate dite?
F: O mret une e marr vete per fiksimin tim, nuk jam I cmend.
A: Ika zemra hajt, ej tmarr ne telefon gjithmone.
Agjenti A
A: Na bjer edhe nje gjysem mu.
B: Vetem nje njishe kam te shkoj ne ship ta ndaj, ku ta sjell, ktu do jesh.
A: Me shkruaj vet pra te vij une.
B: Okej per nja pese minuta sa ta ndaj.
A: ik se e ke pa merak, pse ca jam une ore.
B: Ika lal, mire te rri pa merak, hajt.
Agjenti K
K: He re , se di po do na japesh, kam nja tete mije leke do me japesh nja dy qese?
L: Na, a te pelqeu bari?
K: Super bar, super bombe.
Agjenti E
A: ça ben.
E: Ca do bejm nga do ikim.
A: Po ti the duhet te iki.
E: Po do iki per zotin, a keni noj gje ju?
A: Po e marrim vlla direkt.
E: Po hajde pra, a eshte mall I mire?
A: Po.
E: Po po me pret I shok aty. Po a eshte mall I mire?.
A: Po po vlla ca thua.
Agjenti I
I: Ore po a gjalle je?
A: Me ke erdhe.
I: Kam ardh me I shok,A do na gjesh noj gje tmire?
A: Hajd se do iki dy minuta e marr.
I: Po mos nav ono robt e shpis.
A: E marr direkt.
I: O n ate jap dyzet mij lek shoku, po do na japesh mall te mire apo do me tall lesht.
A: Ke rene ne lek vllai, na jeo noj lek.
I: Po na o burr na merri, po a esht mall I mir mos ta marr kot.
A: E ke super mallin.
Agjenti P
P: a do vish nje sekonde, e di ca mke bo sot nga skam qene, ik lar tik poshte, a do na japesh naj gje, a ke naj gje te mire, po he er burre?
J: duhet naj bar.
P: boll u terbum.
J: duhet naj bar.
P: vallai, diten vetem gjum flej po te pi une, me ben shum keq.
J: per koke te places inçizon gjithe diten.
P: njat pune ka ai, ashtu eshte bo tashi, eshte naj cike I mire malli apo thuj do e shofesh vete, thenk ju.
Komente

Te gjithe te arrestuarit nuk shesin mallin e Suelit te Sara Miles
Përgjigju