Kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante se është një komunist që po shkatërron Shqipërinë. Ndërsa dikush tjetër i shkruante për Berishën që 'bufi duhet të marrë vendin që meriton'. Rama thotë se koha kur gjykatën e bënte partia ka vdekur. Bufi (Berisha), nuk është problemi i tij, por problemi i drejtësisë.
Unë komunist që shkatërrova Shqipërinë?! Them që ne nuk jemi të mirë, por nuk do thotë që jemi ndër të këqijat.
Ai bufi që kukuron sot nuk iu gjet vendi që meriton.
'Lavdi Zotit, koha kur gjykatën e bënte partia, kryeministri caktonte kush duhet të dënohej ka vdekur. Sot është drejtësia që i bën këto gjëra. Ajo që kemi bërë dhe është historike, është që do të mbetet gur kilometrik, fakti që drejtësia u çliruar nga duart e politikës dhe që drejtësia është në gjendje të futet në fushën ku vepron pushteti politik dhe të tërheq nga fusha ata që përdorin pushtetin për përfitime. Ky është fakti i PS. Bufi nuk është problemi im. Janë problem i drejtësisë. Janë problemi ynë në aspektin politik dhe i shqiptarëve që e dinë si do e trajtojnë në 11 maj.'
Lajmi kryesor:
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
G.K/I.M/ReportTv.al
