Postimi i Ramës në rrjetin social Facebook mbi lajmin për Vjosën

Sociale

UNESCO rekomandoi Luginën e Vjosës si Rezervat Biosfere, reagon Rama: Na mbush me emocion dhe krenari, himn për natyrën dhe njerëzit!

27 Maj, 11:14| Përditesimi: 27 Maj, 11:22

  • Share

1748337351_vjosaneunesko.jpg

Postimi i Ramës në rrjetin social Facebook mbi lajmin për Vjosën

UNESCO jep rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.

Përpjekjet për mbrojtjen e lumit të egër të Shqipërisë dhe Evropës finalizohen me këtë vendim që pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator.

Për lajmin kanë reaguar sot (27 maj) edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kreu i qeverisë e cilëson “një lajm që na mbush me krenari dhe një vlerësim ndërkombëtar”.

“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”, shkruan Rama në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Teksa thekson vlerat e luginës dhe përpjekjet e deritanishme, kryeministri nënvizon:

“Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm”.

Rama shprehet më tej se në shtator të këtij viti pritet edhe miratimi përfundimtar nga Këshilli i rezervave të Biosferës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore, duke e cilësuar një “himn për natyrën dhe për njerëzit”.

“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, përfundon kryeministri mesazhin e tij.

 


Lajmi kryesor:

UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës! Në shtator pritet miratimi, Rama: Na mbush me emocion e krenari


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?