Lumi i Vjosës

Sociale

UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës! Në shtator pritet miratimi, Rama: Na mbush me emocion e krenari

27 Maj, 10:34| Përditesimi: 27 Maj, 11:19

  • Share

Një tjetër hap i suksesshëm u arrit këtë javë sa i takon përfshirjes së Vjosës në listën e siteve të UNESCO-s. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit. Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të të MAB, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025.

Lajmin e konfirmoi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

"Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar - është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës. Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm. Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s në shtator të këtij viti për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, u shpreh përmes një reagimi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Për lajmin ka reaguar sot edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë e cilëson “një lajm që na mbush me krenari dhe një vlerësim ndërkombëtar” si de një 'himn për natyrën dhe njerëzit".

“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës... si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, shkruan mes të tjerash Rama, në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Departamenti i Shkencave Ekologjike dhe Shkencave të Tokës pranë Programit “Njeriu dhe Biosfera”, njoftoi Komisionin Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) mbi rezultatet e arsyetimit dhe shqyrtimit të hollësishëm të dosjes së nominimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës në datat 17 – 21 shkurt 2025 në takimin e 31-të të tij. Pas këtij takimi, Komiteti Këshillues rekomandoi që Lugina e Vjosës të aprovohet si Rajon Biosfere.

Ora 11:14
UNESCO rekomandoi Luginën e Vjosës si Rezervat Biosfere, reagon Rama: Na mbush me emocion dhe krenari, himn për natyrën dhe njerëzit!

1748337351_vjosaneunesko.jpg

Postimi i Ramës në rrjetin social Facebook mbi lajmin për Vjosën

UNESCO jep rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere.

Përpjekjet për mbrojtjen e lumit të egër të Shqipërisë dhe Evropës finalizohen me këtë vendim që pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator.

Për lajmin kanë reaguar sot (27 maj) edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kreu i qeverisë e cilëson “një lajm që na mbush me krenari dhe një vlerësim ndërkombëtar”.

“Një lajm që na mbush me emocion dhe krenari pas një pune të gjatë, me një vizion të qartë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës”, shkruan Rama në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Teksa thekson vlerat e luginës dhe përpjekjet e deritanishme, kryeministri nënvizon:

“Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm”.

Rama shprehet më tej se në shtator të këtij viti pritet edhe miratimi përfundimtar nga Këshilli i rezervave të Biosferës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore, duke e cilësuar një “himn për natyrën dhe për njerëzit”.

“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, përfundon kryeministri mesazhin e tij.

 

Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?