Bota

UNICEF: Kamionët që transportonin ushqim për fëmijët në Gaza u grabitën nga persona të armatosur

20 Shtator, 08:41| Përditesimi: 20 Shtator, 08:44

  • Share

UNICEF ka raportuar se persona të armatosur vodhën ushqim terapeutik për fëmijë nga katër kamionë jashtë kompleksit të UNICEF në Qytetin e Gazës.

Vjedhja ndodhi dy ditë më parë, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë të lëshuar dje në mbrëmje.

Dhe sipas Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) të Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite, ajo u krye nga lëvizja islamiste në enklavën palestineze.

Mjetet "po përgatiteshin të transportonin ushqim terapeutik të gatshëm për përdorim (RUTF), thelbësor për fëmijët e kequshqyer.

"Ata kërcënuan shoferët me armë. Kjo grabitje ka privuar të paktën 2,700 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja", thekson Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë.

UNICEF-i u bën thirrje "të gjithëve të respektojnë dhe mbrojnë ndihmën humanitare dhe të mbështesin ligjin ndërkombëtar humanitar. Një armëpushim i qëndrueshëm është thelbësor për të krijuar një mjedis ku incidente të tilla nuk do të ndodhin më dhe ku ndihma mund të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe efektive".


Lajmi kryesor:

Vijojnë sulmet në Gaza, 10 të vdekur mes tyre 2 fëmijë! Guterres: Bota nuk duhet të frikësohet nga Izraeli


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?