Palestinezë dhe ndërtesa të shkatërruara nga sulmet

Bota

Vijojnë sulmet në Gaza, 10 të vdekur mes tyre 2 fëmijë! Guterres: Bota nuk duhet të frikësohet nga Izraeli

20 Shtator, 08:28| Përditesimi: 20 Shtator, 08:48

  • Share

Forcat izraelite kanë vijuar bombardimet në qytetin e Gazës. Sipas Al Jazeera, 8 persona janë vrarë pas një sulmi në një shtëpi pranë Bankës së Palestinës. 

Dy fëmijë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi tjetër në një shkollë të shndërruar në strehë në qytetin e Gazës.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota nuk duhet të "frikësohet” nga Izraeli".

“Ajo që po dëshmojmë në Gaza është e tmerrshme”, tha Guterres. Është niveli më i keq i vdekjes dhe shkatërrimit që kam parë ndonjëherë në kohën time si sekretar i përgjithshëm, ndoshta në të gjithë jetën time, dhe vuajtjet e popullit palestinez janë të papërshkrueshme: uri, mungesë e plotë e kujdesit shëndetësor efektiv, njerëz që jetojnë pa strehim të përshtatshëm në zona të mëdha përqendrimi”, tha ai.

Kritikat e Guterres vijnë përpara javës së nivelit të lartë të OKB-së, gjatë së cilës 10 vende do të njohin një shtet palestinez, pavarësisht kundërshtimeve të forta izraelite. Sipas burimeve të qëndrueshme, Izraeli ka kërcënuar të aneksojë Bregun Perëndimor nëse vendet perëndimore ecin përpara me planin e tyre të njohjes gjatë takimit të OKB-së.

“Nuk duhet të frikësohemi nga rreziku i hakmarrjes. Me ose pa atë që po bëjmë, këto veprime do të vazhdojnë dhe të paktën ekziston një shans për të mobilizuar bashkësinë ndërkombëtare për të ushtruar presion mbi to që të mos ndodhin”, komentoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

UNICEF ka raportuar se persona të armatosur vodhën ushqim terapeutik për fëmijë nga katër kamionë jashtë kompleksit të UNICEF në Qytetin e Gazës.

"Ata kërcënuan shoferët me armë. Kjo grabitje ka privuar të paktën 2,700 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja" thekson Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, teksa bën thirrje për një armëpushim.

Ora 08:41
UNICEF: Kamionët që transportonin ushqim për fëmijët në Gaza u grabitën nga persona të armatosur

UNICEF ka raportuar se persona të armatosur vodhën ushqim terapeutik për fëmijë nga katër kamionë jashtë kompleksit të UNICEF në Qytetin e Gazës.

Vjedhja ndodhi dy ditë më parë, tha agjencia e OKB-së në një deklaratë të lëshuar dje në mbrëmje.

Dhe sipas Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) të Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite, ajo u krye nga lëvizja islamiste në enklavën palestineze.

Mjetet "po përgatiteshin të transportonin ushqim terapeutik të gatshëm për përdorim (RUTF), thelbësor për fëmijët e kequshqyer.

"Ata kërcënuan shoferët me armë. Kjo grabitje ka privuar të paktën 2,700 fëmijë që vuajnë nga kequshqyerja", thekson Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë.

UNICEF-i u bën thirrje "të gjithëve të respektojnë dhe mbrojnë ndihmën humanitare dhe të mbështesin ligjin ndërkombëtar humanitar. Një armëpushim i qëndrueshëm është thelbësor për të krijuar një mjedis ku incidente të tilla nuk do të ndodhin më dhe ku ndihma mund të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe efektive".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 20/09/2025 09:42

    Bota duhet ti hedhi nje koke berthamore atyre edhe keshtu bie rehat bota dhe ne nga cifutet kriminele…un po te isha palestinez do ti vrisja dhe atyre femijet me gure a me cte jete pas gjithe atyre masakrave.Ti djegin cifutet deri ne palce…i mungon Hitleri atyre,ai dinte c’bente me ta….e i ahikoje te gjithe duke u fshehur si minj pusetash e halesh…prisni se si po shkonjne punet e bota do te riperseritet gjakderdhja….popull vrases e mosmirenjohes,hajdute …vdekje cifuteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?