Universitetet e Vlorës e Barit program të dyfishtë studimi në ‘inxhinieri mekanike’! Kushi: mundësi e mirë për studentët shqiptarë dhe italianë

10 Korrik 2023, 17:30| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 21:44

  • Share

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universiteti Politeknik i Barit do të kenë një program të përbashkët studimi në degën Inxhinieri mekanike . Marrveshja u nënshkrua të hënën dhe do të vihet në zbatim që  nga viti  akademik 2024-2025.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cilësoi marrveshjen  një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët shqiptarë, por edhe studentët italianë dhe do të shërbejë për forcimin e dy qyteteve.

Kushi sugjeroi shtimin e programeve të studimit në gjuhë të huaj, veçanërisht në gjuhën angleze, por edhe gjuhë të tjera, për universitetin e Vlorës pasi studentët jo vetëm nga rajoni por edhe Evropa, e shikojnë qytetin si një destinacion atraktiv jo vetëm turistik.

Ministrja nuk la pa përmendur edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave për programet prioritare dhe mbështetjen studentore me bursa sa paga minimale, ku ftoi që të gjithë maturantët, të rinjtë e të rejat, jo vetëm të Vlorës të mos e humbasin këtë mundësi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?