Ura e manastirit në Vlorë, duke u vizituar nga turistë vendas dhe të huaj

Kronikë

Ura e Manastirit, Tereziu: Asnjë tabelë informuese, qytetarët rrezikohen pasi mungojnë parmakët

21 Prill 2018, 16:54| Përditesimi: 21 Prill 2018, 17:15

  • Share

Sezoni turistik po afron dhe ura e manastirit në Vlorë, vijon të jetë problem për pushuesit vendas por edhe te huajt. Turistët e shumtë, të cilët kanë vizituar sot qytetin e Vlorës dhe një ndër pikat turistike, atë të Zvërnecit, kanë mbetur tejet të impresionuar nga bukuria që ofron manastiri i Zvërnecit dhe kisha e Shën Marisë.

Me një gjatësi prej 270 metra, ura e Zvërnecit prej 6 muajsh ka filluar drejt rregullimit te saj. Me një vëzhgim me kamerën e Report Tv, ura e manastirit ende nuk ka përfunduar. Edhe pse në një bisede telefonike, prifti i manastirit, At Jani Tereziu, u shpreh:  

Ura duhet të ishte gati që në qershor të vitit të kaluar, por afatet kanë kaluar disa here. Askush nuk e di kush është investitori, pasi në hyrje të punimeve mungonte një tabele ku të tregonte fillimin  dhe mbarimin e punimeve por edhe vlerën sasa do te kushtojë kjo urë.

Prifti i manastirit, At Jani Tereziu,

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur për bukurinë e Zvërnecit dhe manastirit, e cila gjendet në ishull mes Lagunës së Nartës. Ata shprehen:

Duhet që pushteti vendor të marrë masa për parmakët e urës, pasi ky manastir vizitohet jo vetëm nga të rritur por edhe nga fëmijë e  të moshuar.

Qytetarët e Vlorës

Ura e Manastirit u shkatërrua në shkurt të vitit 2015 nga vërshimi dhe dalja nga shtrati e lumit Vjosë. Kjo urë ka njohur rikonstruksion total që prej viti 1996 dhe më pas ka pasur ndërhyrje provizore.

Komento

Komente

  • ghhj: 07/07/2018 16:04

    mos u lodh terezi se meqe i paguan taksat bashkise ti qe spaguan asgje ne te vertet ishalla dhe ate qe ndertuan uren te ta prishin .dhe nxir ato pasurit e tua te fshehura qe ty tete djeg pak lekura .edhe te shikojm sa esht pron e jotja .mos i kerko shtetit per ate qe esht e shnjt gjasme pasurit e tua perdori investo qe tefitosh me shum miliona se cke perfituar

    Përgjigju
  • ediola: 07/07/2018 16:01

    sot nje ngjarje e turpshe ka ndodhut ne kete manastir te famshem te vlores ku zoti prifti qe as nuk perballet po na i drejton punet me ane te telefonit dhe me ane te kamerave dmth ky prift qenka kaq i pasur sa i drejton vmanastiret dmth fitmiprurese te tij me ane te kamerave .dhe drejton nje roje te vetin qe e mban per buken e gojes ti hakerehet nje personi femer me nje qen .sepse ishulli eshte nje vend i shenjt jo manastiri eshte i shenjt po i gjith ishulli .eshte e turpshme qe shteti yn lejon qe bukuri e pron e natyres dhe as e shtetit as e priftit perfitues ky zoti se esht turp ti thuash zoti po kesaj kafshe me emrin prift e pronar ky jani tereziu te drejtoj edhe te fitoj mbi nje pron te natyres .dhe qe sna lejoka qente se esht gjasme vend i bekuar kur deri para dy vjetesh festohej 1 maji nga familjet dhe njerezit e vizitoni lirisht si e lire qe esht ishulli.turp shtetit dhe meqe esht i perendis ashtu e denofte me keq sec denoi ai nje qen te mos hyj ne kete ishull e lente pa goje pa vesh e pa sy .

    Përgjigju
  • Info@kampingpaemer.com: 21/04/2018 20:54

    Eshte e para here qe shoh nje veper publike qe nuk eshte perdorur betoni!!... me ne fund!!! Per parmak ishalla nuk i vene , as qe ka nevoje dhe as qe do jete e bukur!!

    Përgjigju
  • xXx: 21/04/2018 18:57

    Kjo urë është një fytyrë e të gjitha punëve që janë bërë në Vlorë...Shkel e shko dhe çdo gjë përgjysëm...

    Përgjigju
  • Fredi: 21/04/2018 18:49

    Uji aty eshte 20cm i thelle,cfare rreziku thoni LOL

    Përgjigju
    • Vlora: 22/04/2018 20:40

      E sigurte qe sje Vlonjat,aty ka pjese dhe me uje mbi 1meter,qe per femijet eshte shume i rezikshem

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?